Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, Basha: Manovër elektorale, PD nuk bëhet pjesë e lojërave të Ramës

Kreu i PD, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat para nisjes së Kuvendit tha se Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion është një manovër elektorale e kryeministrit Rama. Basha tha se PD nuk bëhet pjesë e lojërave të Ramës, duke thënë se s’kanë vullnet për të luftuar korrupsionin.

“Është një manovër e pastër elektorale. Një Komision që nuk është Komision, ku emrat janë të përcaktuar, vetëm për t’u përpjekur për të shplarë aferat korruptive të kësaj qeverie. Nëse duan të mbështesin  SPAK-un, kanë gati amendamentet e partisë demokratike. Dhe në fakt, sot shqiptarët meritojnë një përgjigje: pse Edi Rama, pse kjo qeveri, pse ky Parlament mban të bllokuar në Kuvendin e Shqipërisë propozimet e PD për të ndihmuar SPAK-un me burime njerëzore dhe me infrastrukturën e nevojshme ligjore. Përgjigjja ndaj kësaj pyetje është e qartë. Ndryshe nga çthotë, kjo mazhorancë nuk ka asnjë interes të fuqizojë, apo të ndihmojë institucionalisht, financiarisht dhe nga pikpamja e kompetencave ligjore SPAK. Por po bëjnë gjithçka për ta dobësuar atë, për ta rrethuar atë, për ta goditur atë, për ta intimiduar atë. Atrsyeja po kështu është e thjesht, nuk ka arsye për SPAK-un të ekzistojë, nëse nuk do të kishim korrupsionin e Edi Ramës. Pa korrupsionin e Edi Ramës, të qeverisë së tij, të kryebashkiakëve të tij, nuk do të kishte pasur nevojë për SPAK. SPAK ka lindur si nevojë për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie.

Ndaj, kjo qeveri, ky kryeministër dhe SPAK, janë në antagonizëm të natyrshëm me njëri tjetrin. Megjithatë, që të mos duket sikur si opozitë jemi vetëm në rafshin e denoncimit, ne kemi bërë një propozim konkret: Votoni amendamentet për SPAK-un. Janë në Kuvendin e Shqipërisë, futeni në Komisionin e Ligjeve, silleni në Kuvend dhe jemi gatitë bashkojmë votat me Partinë Socialiste për të votuar amendamentet që fuqizojnë SPAK-un, fuqizojnë luftën kundër korrupsionit. Por siç e thash kjo nuk ndodh për një arsye të thjesht, duhet t’i themi, duhet t’i qërojmë gjërat për shqiptarët. Po most ë ishte për korrupsionin e kësaj qeverie, nuk do të kishte pasur nevojë për SPAK. SPAK ka lindur si nevojë për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie, jo për shkak të kësaj qeverie. E njëjta gjë sa i takon reformës zgjedhore, ne jemi 10 muaj para zgjedhjeve. Kanë 3 muaj që kanë ndërprerë në mënyrë të njëanshme punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Kanë 3 muaj që nuk bëjnë asnjë transparencë në raport me kërkesat dhe me amendamentet e opozitës që nga listat e hapura, vota e diasporës, votimin elektronik dhe barazinë e votës. Pra, është e qartë që thelbi i luftës kundër korrupsionit që është fuqizimi i votës së qytetarëve, po kështu perceptohet në mënyrë negative nga kjo qeveri. Të vijmë te një tjetër propozim konkret, heqja e imunitetit për parlamentarët

 A ka akt më kuptimplotë para shqiptarëvesesa parlamentarët të dorëzojnë imunitetin dhe të jenë para ligjit të barabartë si qytetarët. Asnjë fjalë, asnjë pipëtimë. i vetmi akt i kësaj qeverie akoma i freskët, është lirimi i të korruptuarve të dënuar nga SPAK dhe GJKKO, me amnistinë penale. Amnistia penale u mbajt në syrtar për tre muaj, derisa bashkuan votat për të nxjerr të dënuarit për korrupsion. Pra, këto janë faktet dhe këto nxjerrin zbuluar këto bëma, këto gjëma nxjerrin zbuluar të vërtetën siç është. 10 muaj para zgjedhjeve as Edi Rama, as Partia Socialiste, as ata që bashkuan votat për të hequr, për të larguar të dënuarit për korrupsion nga ndjekja penale apo për t’i liruar nga dënimi i tyre, nuk kanë asnjë vullnet për të luftuar korrupsionin, janë të gjitha fjalë dhe lojëra fjalësh. Natyrishëm që Partia Demokratike nuk mund të jetë pjesë e lojërave të fjalëve të Edi Ramës, as të partisë socialiste, as të fushatës së saj elektorale. Partia Demokratike ka bërë propozime konkrete, PD flet me vepra. Aty i kanë amendamentet për SPAK-un, të vijnë t’i votojnë. Aty i kanë amendamentet për Kodin Zgjedhor që do të jepte një ndihmesë të madhe aktin kryesor të luftës kundër korrupsionit që janë zgjedhjet të lira dhe të ndershme, gangrene e demokracisë shqiptare. Aty e kanë amendamentin për heqjen e imunitetit të deputetëve. Këto janë problemet reale bashkë me emigracionin që siç e pamë, Shqipëria prap zë vendin e parë për azilkërkuesit në botë. Nuk zgjidhet kjo duke organizuar shfaqje të shtrebnjta, duke organizuar autobus për administratën publike në Athinë, apo duke shpenzuar miliona euro të taksave të shqiptarëve pa transparencë vetëm që t’i bëjnë qejfin të parit të qeverisë që është edhe i pari në përgjegjësi për largimin e shqiptarëve. Vendi meriton, shqiptarët meritojnë, Shqipëria meriton më mirë. SPAK meriton mbështetje dhe me amendamentet tona kjo mbështetje mundësohet. Shqiptarët meritojnë votën preferenciale, listat e hapura, shqiptarët meritojnë barazinë e votës, shqiptarët jashtë Shqipërisë meritojnë të votojnë dhe me propozimet tona kjo është e mundur. Shqiptarët meritojnë barazi para ligjit dhe me propozimin tonë për heqjen e imunitetit, kjo është e mundur. Këto nuk janë thjesht fjalë, këto janë akte në Kuvend, janë akte të PD. Pd është e vetmja forcë politike që me kurajo, me qartësi i ka ndërmarrë këto akte tash 6 muaj. Të tjerët bëjnë propagandë, siç është Edi Rama me qeverinë e tij burimi i korrupsionit në këtë vend dhe kryesi më i mad hi aferave korruptive dhe të tjerët që fshihen pas gishtit", tha Basha. 


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Miratohet Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, PS e kalon me 74 vota pro! 6 deputetë të opozitës votuan kundër, pjesa tjetër u largua


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?