TIRANË- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Dick Marty u është drejtuar 5 institucioneve për të marrë informacione mbi bashkëpunimin e institucioneve shqiptare me misionin e OKB në Kosovë, UMNIK dhe më pas me EULEX.
Report TV mëson se kryetari i Komisionit, Ulsi Manja i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Prokurorit të Përgjithshëm dhe SHISH.
Komisioni që synon të dalë me një raport për gjetjet e Dick Marty-t dhe vërtetësinë e tyre, kërkon nga ministritë informacione që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e institucioneve shqiptare me misionin e OKB në Kosovë, UMNIK dhe më pas EULEX.
Nga SHISH, Ulsi Manja kërkon që t’i vendosë në dispozicion kopje të dokumenteve që disponon lidhur me objektin e punës së komisionit.
Ndërsa në letrën dërguar Olsian Çelës, Ulsi Manja kërkon nga Prokuroria t’i vendoset në dispozicion çdo dokument që lidhet me ekzekutimin e letër-kërkesave të EULEX në Shqipëri dhe me veprimtarinë e kësaj Task-Force të bashkërenduar nga Prokuroria.
Të gjitha këto institucione që kanë marrë kërkesën për informacion kanë afat deri në datën 11 janar për ti dorëzuar Komisionit të Posaçëm gjithë dokumentacionet përkatëse të cilat pritet të shqyrtohen në mbledhjet e ardhshme që priten të rinisin në janar.
Po ashtu, në fillim të vitit të ri pritet të zhvillohen dhe seancat dëgjimore në varësi të informacioneve të sjella nga institucionet e mësipërme. Kujtojmë që në mbledhjen e fundit u kërkua seancë dëgjimore dhe me ish-anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 593
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë
7 Janar, 16:16
-
Ish-pjesëtari i UÇK-së mbërrin në Kosovë pasi u lirua nga burgu në Serbi
3 Janar, 19:56
-
Nënkryetarja e PDK-së i përgjigjet Albin Kurtit: Ndaj nuk aplikon për vizë amerikane, për shkak të formularëve?
31 Dhjetor 2024, 15:28
-
Kompensimi i ish-pronarëve, përfitojnë 15 mijë qytetarë! Manja: 30 mln euro, shpërndarja deri të enjten
31 Dhjetor 2024, 11:16
-
Ahmeti: Nuk me vjen mirë që Kosova i ka marrëdhëniet kaq të ftohta me Amerikën dhe Evropën, falë tyre u çlirua!
29 Dhjetor 2024, 16:43
-
Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi
27 Dhjetor 2024, 18:17
-
Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë
21 Dhjetor 2024, 13:11
-
Ismet Bahtijari pranon fajësinë për frikësim të dëshmitarit dhe pengim të drejtësisë
19 Dhjetor 2024, 15:53
-
Haxhi Shala dhe Sabit Jonuzi pranojnë fajësinë para gjykatës në Hagë
18 Dhjetor 2024, 15:58
-
Prokuroria Speciale synon të thërrasë 3 dëshmitarë kundër Hashim Thaçit dhe 4 të tjerëve
17 Dhjetor 2024, 16:34
-
'87 milionë euro nga BE nëse plotësojmë detyrat e 2025!' Manja: Mbyllim kapitujt në 2028! Procesi më tej politik
13 Dhjetor 2024, 15:35
-
'S’jam politikan i salloneve dhe biskotave', Ali Ahmeti: Nuk lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe
13 Dhjetor 2024, 10:34