Komisioni i Reformës Territoriale ka nisur me debate mes dy bashkëkryetareve Anila Denaj dhe Dhurata Çupi. Ndonëse ishte njoftuar të niste në orën 09:00, mbledhja nisi 30 minuta me vonesë dhe Denaj kritikoi opozitën që nuk ishte e pranishme. Çupi duke folur në mbrojtje të tyre u shpreh se duhet të ishte prezent edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ky i fundit u përfaqësua nga nënkryetari Arbër Mazniku.
Pjesë nga debati Denaj-Çupi
Anila Denaj: Nuk kemi debat për rradhën, por është e rëndë që opozita s'ka prezencë sot, janë bosh karriget e anëtarëve të opozitës. Ky komision duhet të niste në 09:00 e nisi me vonesë, pasi s’ka asnjë deputet të opozitës.
Dhurata Çupi: Jemi këtu për të dëgjuar kryetarët e bashkive.
Anila Denaj: Po duhet të ishte opozita ta dëgjonte, që nuk është dhe nuk po i përfaqëson qytetarët. Edhe pse opozita e ka kërkuar këtë komision, karriget janë bosh.
Dhurata Çupi: Duhet të ishte dhe kryetari i bashkisë. Të ishte aty.
Anila Denaj: Bashkia e Tiranës është e përfaqësuar. Respektojmë njëri-tjetrin kur marrim fjalën. Është debat i panevojshëm.
Dhurata Çupi: Është shumë i nevojshëm.
Anila Denaj: Pa emocione. Opozita duhet të ishte këtu për t’i dhënë rëndësinë.
Dhurata Çupi: Dilni në media dhe jepni deklarata fundore dhe më pas kërkoni mbushje karrigesh. Mos jepni deklarata ndërsa këtu nuk vjen kryetari i Bashkisë. Do ta vlerësonim shumë nëse do të fokusoheshit tek reforma, çfarë u synua dhe ku jemi sot. Unë jam e qartë se nuk do ta pranoni se është e dështuar, por mos thoni se është e jashtëzakonshme. Është bërë vetëm propagandë.
Anila Denaj: Ju lutem ruani qetësinë.
Lajmi kryesor: