Komisioni i Shëndetësisë për dhurimin
e gjakut:Talasemikët vuajnë mungesat

Komisioni i Shëndetësisë për dhurimin<br />e gjakut:Talasemikët vuajnë mungesat
TIRANE- Qendra Kombëtare e Gjakut në Tiranë është i vetmi institucion që kryen testet e sigurisë së gjakut për të gjithë vendin, pasi qendrat e tjera nuk kanë aparatura.

Specialistët e ministrisë së Shëndetësisë kanë raportuar në Komisionin Parlamentar për sigurinë e gjakut, ku kanë hedhur idenë e futjes me detyrim në protokollin e ekzaminimeve të grave shtatzanë edhe të analizës së elektroforezës, që zbulon nëse çifti është mbartës apo jo i talesemisë.

Por ndonëse dhurimet vullnetare të gjakut janë rritur, sërish talasemikët vazhdojnë të vuajnë mungesën e gjakut.

Musa Zenelaj kryetari i Shoqatës së Fëmijëve Talasemikë thotë se “shteti duhet të bëjë të detyrueshme kryerjen e ekzaminimit që zbulon talaseminë, ndërsa shton se spitalet nuk plotësojnë nevojat e pacientëve aktualë për gjak”.

Aktualisht në vendin tonë janë regjistruar 28 mijë dhurime vullnetare gjaku, por nevojat janë shumë më të mëdha se kaq.

Për të zbutur këtë handikap ekspertët e shëndetësisë sugjerojnë krijimin e kartës së dhuruesit vullnetar të gjakut, që do t’u krijonte lehtësi në ekzaminime apo transport publik falas, atyre që dhurojnë lëngun e jetës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë