Komisioni i Shëndetësisë, replika
për fondet për shëndetin e gruas

Komisioni i Shëndetësisë, replika<br />për fondet për shëndetin e gruas
Fondet dhe projektet për shëndetin e gruas janë bërë shkak për debate mes deputetëve dhe shoqërisë civile në Komisionin e Shëndetësisë.
 
Pasi kanë kërkuar llogari se ku shkojnë fondet, anëtarët e komisionit i kanë sugjeruar shoqërisë civile që të operojë jo vetëm në qytetet e mëdha por edhe në zonat rurale ku jetojnë 50 për qind e grave shqiptare.
 
 
Komisioni i shëndetësisë kishte parashikuar këtë të mërkurë një seancë dëgjimore për shëndetin e gruas dhe për dhënien e sugjerimeve si nga instancat kryesore të shëndetësisë, po ashtu edhe nga shoqëria civile, por u kthye në një kërkesë llogarie.
 
Nga njëra ana shoqëria civile jepte sugjerime për ringritjen e grupi punë për menaxhimin e strategjive për kancerin e gjirit, nga ana tjetër deputetët ngrinin pikëpyetjen se çfarë ka ndodhur me projektet.
 
“Grupi jonë ka rekomanduar ringritjen e një grupi pune, i cili ka qenë më përpara. Shpresojmë që të ringrihet dhe të bëjë menaxhimin dhe koordinimin dhe të rishikojë edhe njëherë planin kombëtar të kontrollit të Kancerit.”- u shpreh përfaqësuesja e shoqërisë civile.
 
“Sigurisht secila vete raporton atje ku edhe i miratohen projektet. Çfarë nuk ka funksionuar, pse duhet të ringrihet kjo strukturë nga e para, që është ngritur në 2009-tën. Thoni që duhet të raportojnë, ku të raportojnë këto, ku e ka për detyre funksionari të raportojë. Se po të jetë për të raportuar duhet të vijnë këtu në kuvend. Çfarë bëhet me projektet sepse praktikisht organizmat ndërkombëtar dhe mjaft agjenci duke filluar nga OKB-ja dhe agjenci të tjera kanë patur vëmendje në gjithë këto vite ndaj Shqipërisë.”- shpreh Arta Dade.
 
Kanceri i gjirit dhe kanceri i Qafës së Mitrës janë dy kërcënimet kryesore të jetës së gruas. shefja e kimioterapisë në QSUT tha së është e nevojshme të rriten kostot për kimioterapitë, pasi në shumë raste gratë detyrohen t'i blejnë vetë medikamentet.
 
“Ka shumë për të bërë në drejtim të rritjes së kostos sepse nga viti në vit ose më saktë nga muaji në muaj bëhen zhvillime të reja të preparateve të trajtimeve sistemike”- u shpreh shefja e kimioterapisë në QSUT.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë