Spitali QSUT Tirane Foto ARKIV ATSH
Tiranë, 24 Qershor /ATSH-Z.Tosku- Komisioni për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë nën drejtimin e Nënkryetares Klodjana Spahiu diskutoi në parim projektligjin "Për pajisjet mjekësore".
Objektivi i përgjithshëm i tij, është ruajtja dhe përmirësimi i nivelit të mbrojtjes së sigurisë dhe shëndetit të pacientëve, përdoruesve dhe palëve të treta, si dhe ruajtja e niveleve të efektshmërisë së pajisjeve mjekësore dhënë atyre nga prodhuesi.
Nëpërmjet miratimit të këtij projektligji synohet që kuadri ligjor në Shqipëri lidhur me sigurinë, mbrojtjen shëndetësore dhe karakteristikat e efektshmërisë, si dhe procedurat verifikuese e të inspektimit të pajisjeve mjekësore, të jenë të njëjta me ato të vendeve anëtare të Komunitetit Evropian. Zbatimi i tij mundëson që kushtet kombëtare për siguri dhe mbrojtje shëndetësore të pacientëve, përdoruesve dhe personave të tjerë, sipas rastit, për sa u përket pajisjeve mjekësore, të jenë në harmoni, duke garantuar lëvizjen e lirë të këtyre pajisjeve në tregun e brendshëm, në të cilin lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit duhet të jetë siguruar.
Nënkryetarja Klodjana Spahiu përgëzoi Ministrinë e Shëndetësisë për draftin. "Pajisjet mjekësore deri më tani nuk janë rregulluar me ligj, është hera e parë. Janë rregulluar me akte nënligjore të nxjerra në zbatim. E përgëzoj Ministrinë e Shëndetësinë për hartimin e këtij ligji i cili rregullon në mënyrë përfundimtare tregun për pajisjet mjekësore në vendin tonë", tha Klodjana Spahiu.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se zbatimi i këtij ligji do të jetë detyrë e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe të Pajisjeve Mjekësore, do të jetë një agjenci e re që do të krijohet. "Dua të theksoj se kemi ndjekur modelin kroat të funksionimit të Agjencisë, modeli i cili është i përparuar, i një vendi që i është bashkuar BE-së. Gjithashtu dua të evidentoj dhe dy momente. Momenti i parë që i është lënë 9-të muaj kohë Këshillit të Ministrave për të nxjerrë të gjithë aktet nënligjore dhe i është lënë operatorëve të tregut në gjykimin tonë 24 muaj që të mund të jenë plotësisht në përputhje me kërkesat e këtij projektligji", tha Beqaj.
/Shqiptarja.com