Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka mbajtur një minutë heshtje në nder të efektivit të FNSH-së Simon Gjeta, i cili humbi jetën pasditen e së shtunës në krye të detyrës, teksa merrte pjesë në operacionin e arrestimit të Ruzhi Arishtës në Shkodër.
Anëtarët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare nderuan në heshtje dëshmorin e atdheut, përpara se të nisnin veprimtarinë e zakonshme të komisionit.
Efektivi Gjeta do të përcillet sot në banesën e fundit, në “ Varrezat e Dëshmorëve”.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com