TIRANË - Shqyrtimi i ligjit për Forcat e Armatosura në Komisionin e Sigurisë ka nisur me debate të forta mes përfaqësuesve të qeverisë dhe opozitës demokrate. Deputetë e djathtë i kërkuan informacion mbi ekspertizën që qeveria i referohet për këtë ligj i cili sipas tyre tejkalon kompetencat.
“Këto falanga të shtetit policor po shtien edhe në ushtri, ky ligj mban erë se është i pa kosultuar me partnerët dhe aleatët.”-tha Flamur Noka.
Rreth ndërhyrjes së Forcave të Armatosura në ndalimin e përgjimet ndaj civilëve, zëvendëminsitri i Mbrojtjes Petro Koçi sqaroi mekanizimin që parashikon ligji, cili vjen në përputhje me parashikimet ligjore të Kodit Penal.
“Projektligji është hartuar në mënyrën më transparente në grupin e punës duke përfshirë edhe ekspertizë të huaj që lidhet me modelet të vendeve aleate. Me veprimet e tyre, cenojnë veprimtarinë e forcave të armatosura. Pra jo për veprimtari të tjera kriminale, vetëm për ata që cenojnë veprimtarinë e FA.”- tha Petro Koçi.
Në fund Komisioni i Sigurisë me votat e mazhorancës dhe pa opozitën , kaloi nen për nen dhe në tërësi ndryshimet në ligjin për forcat e armatosura.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO