Nga paraburgimi, edhe Ilir Meta komentoi raportin e miratuar një ditë më parë për Shqipërinë në komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, duke thënë se theksi vihet te rritja e korrupsionit.
“Parlamenti Europian, siç pritej, ka ngritur alarmin për përshkallëzimin shqetësues të korrupsionit në Shqipëri. Duke denoncuar farsën e zgjedhjeve dhe instalimin e partisë-shtet, rezoluta konfirmon njëherazi dështimin në luftën kundër korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes, si dhe pengimin e qëllimshëm të saj”, shkruan Meta.
Ish-presidenti Meta thotë se Partia e Lirisë që ai drejton, do të mbështesë integrimin, por thotë se së pari vendi ynë duhet të plotësojë standardet e Bashkimit Europian.
Komente











