Komisioni i Venecias shqyrton 
draftin e “drejtësisë” në 24 teto

Komisioni i Venecias shqyrton <br />draftin e “drejtësisë” në 24 teto
TIRANE- Pas publikimit të progres raportit në datë 21 tetor edhe Komisioni i Venecias ka futur në axhendën e tij draftin e reformës në drejtësi. Dokumenti i hartuar nga ekspertët e drejtësisë së nivelit të lartë vendas e të huaj do të merret në shqyrtim në dhjetor, datë kjo e publikuar në kalendarin e punës së Komisionit Evropian për të demokraci përmes ligjit.

Po ashtu bëhet e ditur se në datën 24 tetot kryetari i komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj do të marrë pjesë në një tryezë të Komisionit të Venecias ku do të mbajë dhe një referat. Komisioni Europian për Demokraci përmes Ligjit, ka përfshirë ne sesionin e 104 të tij edhe opinionet e partisë demokratike për 53 amendamentet e ekspertëve.

Opinione këto që do të shqyrtohen në muajin dhjetor. Partia Demokratike i përcolli Komisionit të Venecias opinionet e saj për reformën në sistemin në drejtësi, dy javë me vonesë nga dërgimi i draftit të mazhorancës. Shumica parlamentare iu drejtua Venecias për konsultim lidhur me ndryshimet Kushtetuese në datën 2 tetor, ndërsa opozita njoftoi vetëm më 16 tetor, se vërejtjet e saj i janë dërguar institucionit në fjalë, për reflektimin e përmirësimeve në draftin e konsultuar nga ekspertiza e Venecias.

Në dokumentin e saj, PD evidenton momentet kryesore ku sipas tij mazhoranca po kërkon të kthejë mbrapa sistemin gjyqësor, duke ndërprerë mandate kushtetuese, duke përfshirë në organet kryesore vetëm të të shkolluarve në kohën e komunizmit dhe duke shtuar praninë politike në institucionet e drejtësisë, ndërkohë sugjerohej të mos kishte të tillë. Ekspertët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kanë përgatitur opinionin për reformën në drejtësi, që i drejtohet Komisionit të Venecias.

PD bën të ditur se opinioni me 55 vërejtje për draftin e reformës në drejtësi, është përgatitur për tre ditë dhe i është dërguar për dijeni edhe Ambasadës Amerikane, delegacionit të BE së dhe prezencës së OSBE së në Tiranë. Sipas Partisë Demokratike, komisioni i reformës në drejtësi nuk i dha mundësi opozitës të shprehej, ndërsa ndryshimet kushtetuese u përgatitën në fshehtësi të plotë. PD thekson se drafti ka gabime teknike, ofron zgjidhje të njëanshme dhe favorizon shumicën aktuale.

Sipas ekspertëve të PD së, legjislacioni nuk është i harmonizuar, ka përplasje dispozitash ndërsa në relacionet shoqëruese nuk jepen shpjegime. Në 55 vërejtjet e saj drejtuar Komisionit të Venecias, demokratët ndahen nga mazhoranca konkretisht për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, përbërjen e KLD, kompetencat e Presidentit dhe zgjedhjen e Prokurorit të Republikës. Sipas demokratëve, paketa Kushtetuese që ka depozituar komision i reformës në drejtësi, do të përmbyste komplet sistemin dhe problemi kryesor sipas tyre është ndërprerja e mandateve Kushtetuese.

Shqetësimi i opozitës është strategjia e mazhorancës për organet e pushtetit gjyqësor, e cila sipas tyre ka rritur ndikimin e Ekzekutivit dhe Parlamentit, përmes Ministrit të Drejtësisë në KLD dhe shumicës së kartonëve në Kuvend. Demokratët në Opinionin e tyre theksojnë se komisioni i reformës në drejtësi nuk operoi me transparencë dhe gjithëpërfshirje për hartimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese. 

albania

Reforma në drejtësi është kusht për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe miratimi i saj nevojitet te kryhet me konsensus të dy kampeve politike. Reforma në drejtësi do të prekë kushtetutën e vendit e për rrjedhojë edhe funksionimin e një sërë institucioneve dhe zgjedhjen e titullarëve të tyre. 

Zgjedhja e presidentit parashikohet të bëhet me shumicë të cilësuar ndërsa e kryeprokurori të zgjidhet nga Këshilli i Prokurorëve, po ashtu edhe KLD parashikohet të rikompozohet.
 
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë