FIER - Marinza është e pabanueshme dhe të gjitha familjet duhet të shpërngulen. Është ky përfundimi në të cilin ka arritur Komisioni i ngritur për verifikimin e dëmeve pas shpërthimeve të 1 prillit në puset ne naftës në zonën naftë-mbajtëse Patos-Marinzë.
Në përfundimet e Komisonit, në përbërje të të cilit ishin përfaqësues të kompanisë kanadeze, Prefekturës dhe komunës bëhet fjalë për 44-46 familje të cilat duhet të lënë gjithçka kanë e të largohen për të jetuar diku tjetër.
Këto familje, shtëpitë e të cilave ndodhen pranë puseve të naftës, do të shpërblehen për dëmet e shkaktuara nga kompania “Bankers Petroleum”. Kështu konfirmoi për A1Report, Maksim Gogoa, shefi i Financës dhe shërbimit pranë Prefekturës Fier.
Këtë gjë e konfirmojnë edhe studimet e Institutit Gjeologjik të cilat kanë analizuar nëntokën e fshatit Marinzë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com