Komisioni ndërkombëtar që do zbarkojë në Tiranë në fillim të 2020, misioni special, qëndrimi 2-vjeçar dhe kompetencat

Komisioni ndërkombëtar që do zbarkojë në Tiranë në fillim të 2020, misioni special, qëndrimi 2-vjeçar dhe kompetencat

Këtë të enjte, pas betimit para Presidentit Ilir Meta, 8 prokurorët e Prokurorisë së Posaçme nisin zyrtarisht detyrën. Funksionimi i Prokurorisë së Posaçme hap automatikisht rrugën për nisjen e procedurave për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kreu i SPAK-ut, bashkë me dy prokurorë të posaçëm, do të rekomandojnë një kandidat për drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kandidati miratohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Më pas, drejtori i Byrosë dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme miratojnë urdhër për organizimin e Byrosë. Në këtë fazë, në Tiranë do të zbarkojë një ekip me ekspertë të drejtësisë penale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Ekspertët do të emërohet nga Ambasada Amerikane në Tiranë dhe delegacioni i Bashkimit Evropian. 

Në ligj nuk është përcaktuar numri i ekspertëve, duke e lënë këtë në duart e SHBA-BE. Sa i takon përbërjes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të emërojnë në këtë komision monitorimi një agjent të FBI, një atashe ligjor të ambasadës si dhe një përfaqësues i Programit Ndërkombëtar të Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP). Misioni i ekipit të ekspertëve konsiston në dhënien e këshillave dhe udhëzimeve për  themelimin dhe zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ekipi ose komisioni do të vazhdojë në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gjithashtu, Komisioni monitoron dhe miraton materialet e trajnimit të hetuesve dhe Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Komisioni do të ketë pak a shumë kompetencat që ka Operacioni Ndërkombëtar për Monitorimin e procesit të Vetingut, me përjashtim të së drejtës për të kryer hetime të pavarura. Ekipi i ri nuk mund të kryejë hetime, por të asistojë nga afër në hetim hetuesit e Byrosë së Hetimit. Ekipi do të qëndrojë në Shqipëri për një periudhë 2-vjeçare. Sipas të gjitha gjasave, komisioni i ndërkombëtar do të zbarkojë në Tiranë gjatë javëve të para të vitit 2020. Të gjitha këto zhvillime janë parashikuar në dispozitat përfundimtare të ligjit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mark: 17/12/2019 14:53

    Rasti i fundit ,çfarë nuk u shkruajt për helmim të çiftit nga Librazhdi, pa pasir asnjë fakt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës