Komisioni për Punë të Jashtme
skeptik për anëtarësimin në KE
Përderisa Ministria e Punëve të Jashtme ka premtuar se këtë vit do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Europës, anëtarët e Komisionit për punë të jashtme të Kuvendit, janë skeptik se vendi ynë gjatë 2014-tës do të jetë anëtar i këtij institucioni.
PRISHTINE- Përderisa Ministria e Punëve të Jashtme ka premtuar se këtë vit do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Europës, anëtarët e Komisionit për punë të jashtme të Kuvendit, janë skeptik se vendi ynë gjatë 2014-tës do të jetë anëtar i këtij institucioni.
Ministria e Punëve të Jashtme në fund të vitit të kaluar pati paralajmëruar se njëri nga prioritetet kryesore për vitin 2014 do të jetë anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës. Në rezolutën e fundit të Parlamentit Europian për Kosovën, bëhet thirrje për anëtarësimin e vendit tonë në Këshill të Evropës. Por anëtarët e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, janë skeptik se Kosova do të mund të bëhet anëtare e këtij mekanizmi gjatë këtij viti.
Kryetari i këtij komisioni, Albin Kurti tha se çdo vonesë mund t''i kushtoj Kosovës duke pasur parasysh se në Europë, e djathta ekstreme është duke dominuar.
Nga ana tjetër, nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Hydajet Hyseni nga PDK thekson se procesi i anëtarësimit merr kohë, mirëpo sipas tij Ministria e Jashtme është duke bërë lëvizjet e duhura për t''i siguruar Kosovës anëtarësim në këtë institucion evropian.
Por ish shefi i diplomacisë kosovare Skënder Hyseni nuk beson shumë në angazhimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në këtë drejtim.
Ndryshe, në muajin shkurt të vitit të kaluar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka vendosur kontakte të drejtpërdrejta pune me autoritetet e Kosovës, një hap që ka hapur rrugën për reforma të nevojshme gjyqësore ndërsa Prishtina vazhdon të ndjekë integrimin evropian.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Beograd/ Ministri i Jashtëm flet me zyrtarin amerikan: Serbia duhet të jetë ndër partnerët kryesorë të SHBA-së në Evropë
5 Shkurt, 22:50
-
Diaspora/ Balla u drejtohet emigrantëve: Regjistrohuni në KQZ, nga sot hiqet edhe pengesa e dokumentit biometrik të skaduar! Deri tani janë 94 mijë të konfirmuar (VIDEO)
5 Shkurt, 22:45
-
Non-grata e Berishës, Flogert Muça: Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira! Beloja ndoshta e ka gënjyer, Trump ka hallin e Groenlandës apo Gazës
5 Shkurt, 22:40
-
'Vota e diasporës nuk mund të anulohet', Përparim Çaça: Jemi në mes të dasmës! Nuk mund të zhbëhet
5 Shkurt, 22:30
-
Itali/ Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë
5 Shkurt, 22:29
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
5 Shkurt, 21:55
-
Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur
5 Shkurt, 21:43
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
5 Shkurt, 21:29
-
Darka me kryebashkiakët e samitit 'Pakti i Qyteteve të Lira', Veliaj: Po ndërtojmë copën tonë të Europës në Tiranë
5 Shkurt, 21:18