TIRANE - Komisioni i Ekonomisë ka miratuar dje një ndryshim në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, që përcakton heqjen e tatimit prej 10% në momentin që fermeri shet tokën. Zëvendësministri i Financave Alfred Rushaj ka pohuar para deputetëve se ky ndryshim ka lindur nga nevoja që fermerët të zgjerojnë siperfaqet e mbjella, në mënyrë që të krijojnë ferma më të mëdha dhe të futen në skemën e subvencioneve.
Për të qenë pjesë e kësaj skeme, është kusht që sipërfaqja e mbjellë të jetë mbi 1 mijë metra katror. Ndërkohë, ndryshimet përcaktojnë që, pas shitjes, toka duhet të vijojë të përdoret për qëllime bujqesore. Rushaj tha se efekti në buxhet i këtyre ndryshimeve do të jetë nga 250 në 300 milionë lekë më pak të ardhura në vit.
Nga ana e tij, deputeti socialist Erion Braçe propozoi që në projektligj të përcaktohet që përjashtohet tatimi në rast trashëgimie, si dhe në rastet kur dhurohet toka; në të dy këto raste, shteti taton me 10% vlerën e pronës. Braçe kërkoi gjithashtu përcaktimin e një çmimi dysheme për tokën. Mendohet se një hap i tillë ligjor do të favorizonte edhe bashkimet në kooperativa bujqësore.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com