Partia Socialiste ka dorëzuar sot në Kuvend emrat që do përbëjnë komisionin ad hoc për zgjedhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. 

Ulsi Manja, Vasilika Hysi dhe Klotilda Bushka do jenë emrat nga maxhoranca në këtë komision. Nga Partia Demokratike emri i përzgjedhur është Oerd Bylykbashi, i cili do të jetë edhe nënkryetari i komisionit Ad Hoc. Nga radhët e LSI-së është deputeti Nasip Naço që do të jetë pjesë e komisionit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do ketë 11 anëtarë. Gjashtë prej tyre zgjidhen nga radhët e prokurorëve dhe pesë anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, nga radhët e juristëve joprokurorë. KLP ka këto përgjegjësi: emëron, vlerëson, ngre në detyrë dhe transferon prokurorët e të gjitha niveleve; vendos për masat disiplinore ndaj prokurorëve të të gjitha niveleve; i propozon Kuvendit kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, sipas ligjit; miraton rregullat për etikën e prokurorëve dhe mbikëqyr respektimin e tyre; propozon dhe administron buxhetin e tij; informon publikun dhe Kuvendin mbi gjendjen e prokurorisë; ushtron funksione të tjera të caktuara me ligj

Ngritja e KLP-së pritet t'i japë fund edhe sa i takon diskutimit të ligjshmërisë në zgjedhjen e Prokurores së Përkohshme, Arta Marku. 

Emrat e PS për komisionin

Ulsi Manja 

Vasilika Hysi

Klotilda Bushka 

Nga PD

Oerd Bylykbashi

Nga LSI

Nasip Naço 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com