TIRANË-Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi sot projektligjin "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen shumëpalëshe, ndërmjet vendeve të Europës Juglindore, për zbatimin e Konventës "Për vlerësimin e ndikimit mjedisor në kontekst ndërkufitar".
Të pranishëm në mbledhjen e Komisionit ishin specialistë nga Ministria e Mjedisit, të cilët dhanë pikëpamjet e tyre lidhur me draftin e paraqitur nga Këshilli i Ministrave.
Në fjalën e saj, kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme z. Arta Dade, e cilësoi këtë një projektligj të rëndësishëm për të gjitha çështjet që lidhen me projekte madhore ndërkufitare.
"Ky projektligj konsiderohet i rëndësishëm në mënyrë të veçantë për të gjitha çështjet ndërkufitare që ne kemi, kryesisht lidhur dhe me projektet madhore, në mënyrë të veçantë për makro- rajonin 2020. Kjo do të thotë që duhet të respektojmë rregulla të caktuara në zona ndërkufitare, lidhur me mbrojtjen e mjedisit dhe gjithçka, projektet zhvillimore që do të kenë ndikim në mjedis", tha Dade.
Ndërsa deputeti Namik Dokle e cilësoi projektligjin mjaft të rëndësishëm, pasi vë në lëvizje zgjedhjen e një sërë problematikash ndërkufitare, që vendi ka me fqinjët e tij. "Për mua është gjë e mirë sepse i hap rrugë marrëdhënieve dypalëshe, pasi dihet që kemi disa probleme, kështu që nga kjo pikëpamje, kjo është e rëndësishme. Sidomos çështja e ujërave është problematikë me fqinjët tanë. Kemi lumenj që na ndajnë me fqinjët, kemi liqene që na ndajnë me fqinjët", tha Dokle.
Kastriot Islami në fjalën e tij ngriti si çështje përfshirjen e Kosovës në këtë marrëveshje, kurse kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme theksoi se komisioni do të vijojë të punojë për përfshirjen e shtetit kosovar në të gjitha marrëveshjet rajonale dhe më gjerë.
Më pas deputetët u shprehën pro projektligjit duke e miratuar atë. /ATSH/
/Shqiptarja.com