“Jeta politike është shumë dinamike, mund të dalin probleme por nuk duhen marrë si justifikime, nuk duhet abuzuar me kohën. E rëndësishme për mua është mënyra si përdoret koha në funksion të realizmit të qëllimit. Nëse mblidhen dhe bëjnë vetëm debate politike nuk do të bëhet kurrë sado kohë ti lësh. Për këtë nuk duhet të shërbejë si vend për të konsumuar politikë. Boll.”, ka thënë Kume.
E rëndësishme sipas tij do të ishte edhe pjesëmarrja e shoqërisë civile dhe ekspertëve në komision.
“Pjesë e kësaj reforme duhet të jetë edhe shoqëria civile. S’ka pse mos jemi pjesë e kësaj. Nuk duhet ti referohemi vetëm se ç’thonë ndërkombëtarët, më shumë vlerë ka se çfarë thonë shqiptarët për reformën se sa çfarë thonë ndërkombëtarët për ne. Ata na rekomandojnë çfarë duhet të bëjmë. Të gjithë bashkë duhet të punojmë. Në këtë komision për mua të jenë prezent edhe shqiptarët që nuk janë pjesë e politikës.”, u shpreh Kume.
VIDEO/ Intervista e plotë e Ish-kreut të KQZ, Kristaq Kume ku ka komentuar në studion e Report Tv këtë çështje
Jemi në diskutime të shumta por sa i përket reformës, por sot ishte komisioni, çfarë ka prodhuar ai sipas jush?
Jeta politke është shumë dinamike, mund të dalin probleme por nuk duhen marrë si justifikime, nuk duhet abuzuar me kohën e rëndësishme për mua është mënyra si përdoret koha në funksion të realizmit të qëllimit. Siç u deklarua nga Bylykbashi ky komision vëmendjen do e ketë të fokusuar jo vetëm tek tre raportet. E par asgjë e përbashkët me tre raportet ka të bëjë me : si dh ekush e ka monitoruar procesin zgjedhorë. Procesi të jetë gjithpërfshirës
Ju besoni që nuk mund t’ia dalë të bëjë një reformë zgjedhore ky komision?
Absolutisht që mund ta bëjë, por duhet ta bëjë në mënyrën e duhur. Se çfarë ka ndodhur ne e dimë. Pjesë e kësaj reforme duhet të jetë edhe shoqëria civila. S’ka pse mos jemi pjesë e kësaj. Nuk duhet ti referohemi vetëm se ç’thonë ndërkombëtarët, më shumë vlerë ka se çfarë thonë shqiptarët për reformën se sa çfarë thonë ndërkombëtarët për ne. Ata na rekomandojnë çfarë duhet të bëjmë. Të gjithë bashkë duhet të punojmë. Në këtë komision për mua të jenë prezent edhe shqiptarët që nuk asjnë pjesë e politikës.
Për sa i përket politikës a ka një gjithpërfshirje?
Ndërtimi siç është bërë komisioni nuk ka pse të sjellë probleme. Metodikisht është në rregull. Përbërja e tillë me përfaqësim të forcave politike është normale. Realizmi i punës duke pasur në krah edhe forca jo politike dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve duhet të sjellë një produkt shumë të arrirë.
Pas kësaj i kapim dot afatet kohore që në zgjedhje të shkojmë me një reformë?
Absolutisht që po. Është vullneti i politikanëve. Nëse mblidhen dhe bëjnë vetëm debate politike nuk do të bëhet kurrë sado kohë ti lësh. Për këtë nuk duhet të shërbejë si vend për të konsumuar politikë. Boll.
Gjykoni se nuk po ndodh një gjë e tillë?
Ndjesia e parë është që këtë tavolinë mund ta përdorim shumë më tepër për të realizuar një produkt. Sot ishte mbledhja e parë dhe mund të konsumohej politikë, por nuk duhet vazhduar kështu.
Për mendimin tim, duke ju referuar sistemit zgjedhorë që kemi, ka treguar që ka probleme. Ato janë edhe në thelbin e vet. Është një legjislacion zgjedhor i tillë që nuk e bën votën e shqiptarëve të barabartë. Është koha që duhet të trajtohet mundësia që vota e të gjithë shqiptarëve të jetë e barabartë. Është koha të trajtohet problemi thëmbrra akili, si administrohet procesi si administrohet vota? Kjo duhet trajtuar. OSBE/OHDIR këtu ka ngulur këmbë. Ky është një fenomen i cili ka afektuar negativisht procesin zgjedhorë.
Vota e emigrantëve dhe votimi elektronik, sa mund të realizohen?
Bëhen nëse ka vullnet politik, koha është e mjaftueshme. Teknologjia shmang mirëadmistrimin e votës. Duhet të besojmë tek teknologjia dhe duhet ta përdorim si mundësi që ndihmon administrimin.
Redaksia Online
J.Sh shqiptarja.com