TIMS, opozita miraton kërkesat për informacion pa PS-në! Salianji: Arrestimi i Muçës, rezultati i parë! Gogu: Dje donit pafajësi për Berishën, sot silleni si gjyqtarë

Mbledhja e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS nisi me përplasje dhe debate për rendin e ditës. Për kryetarine komisionit Ervin Salianji, arrestimi i shefit të IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça pas dyshimeve se ka ndërhyrë në sistemin TIMS është rezultati i parë i Komisionit hetimor parlamentar, të ngritur për rrjedhjen e të dhënave.

"Arritja e parë e deputetëve të këtij komisionit se u vërtetua", tha Salianji. 

"Ky komision hetimor që në nisje të punës së tij, pavarësisht se ngjarja për të cilën jemi ngarkuar nga Kuvendi për të hetuar është një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vend, është ndërhyrja në TIMS e cila fatkeqësisht me ekspertizën e SPAK dhe Prokurorisë së Tiranës është vërtetuar se ka patur ndërhyrje. Ervin Muça është arrestuar i cili siç e kemi diskutuar në mbledhjet e para të këtij komisioni, është ndër dëshmitarët e parë të thirrur. E pashpjegueshme se si për 10 muaj me radhë pasi është pezulluar nga e njëjta trupë në Polici është rikthyer duke qëndruar drejtor i IT në polici dhe duke vazhduar në paligjshmëri një person me precedent penal të mëparshëm dhe në shkelje të ligjit.Në 21.12.2021 në ËhatsApp janë shpërndarë masivisht listat e pagave të muajve janar dhe prill të vitit 2021 për 637 mijë qytetarë shqiptarë. Në 24 dhjetor 2021 dorëhiqet drejtori i IT te Tatimet i cili është hiç më pak se shtetasi Ervin Muça. Edhe pas këtij skandali, i listëpagesave dhe te ky që po hetojmë, dorëheqja ka ardhur si pasojë e veprimeve të paligjshme të këtij personi", deklaroi Salianji.

"Ju vidhni ne trembeni, ju vidhni ne kemi frikë, ju nxirrni gjoksin për të mbrojtur të inkriminuarit. Nuk kemi kërkuar që Berisha të vijë e ne ti bëjmë gjyq, kemi pranuar që të vijë e të japë llogari, siç Edi Rama të vijë. Pse trembeni ju, çfarë lidhje ka me procese gjyqësore? Diskutimi s’ka lidhje as me procedurën kështu që të shkuara e qofshi mirë", tha më tej ai.

Nënkryetari i këtij komisioni, Toni Gogu, kërkoi nga kolegët e opozitës t'i përmbahen vendimit të Kuvendit e të mos shndërrohen në gjyqtarë. Referuar deklaratave të Salianjit, Gogu thotë se komisionin hetimor po tenton ta kthejë gjyq politik.

"Rezultatet e punës sonë janë një hetim ligjor mbi veprimtarine e sistemeve qe mbrojne sistemin TIMS, nuk jane gjyqe. Ju terheq vemendjen t'i qendrojme ketij urdheri te Kuvendit. Zoteria te cilit ju i referoheni ka statusin e te prezumuarit i pafajshem. Nuk ndeshkon Kuvendi. Ne hetojme veprimtarine me ndihmen e disa eksperteve. Une e kuptoj qe ju jeni shume te trembur dhe ndiqni strategjine e atij qe eshte sot me i tremburi ne ballkonin e shtepise se tij. Ky rol eshte te marresh rolin e gjyqtarit. Javen e kaluar donit t'i jepnit pafajesi Berishes, sot doni te beheni gjyqtari i Ervin Muces. Ju nuk ndiheni rehat ne rolin e parlamentarit qe heton sipas vendimit te Kuvendit. Nga njera ane doni te shfajesoni farefisin tuaj politik dhe nga ana tjeter te ndeshkoni kundershtarin politik. Kjo sepse jeni humbes seriale. Pa humbur kohe ju lutem kthehuni ne shinat e vendimit te Kuvendit. Mos u beni ju inkuizitore", deklaroi Gogu, nënkryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS.

Deputeti i opozitës Asllan Dogjani shkoi edhe më tej duke hedhur publikisht akuzën e fortë se Ervin Muca, ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove te një kompani.

"Edhe te Akshi paska ndërhyrë për të transferuar 1 milionë euro te një kompani, e ka bërë kallëzim punonjësi e për këtë është larguar nga puna."

Më tej debati vijoi për sa i përket miratimit të kërkesave të ekspertëve të opozitës për informacion drejtuar institucioneve. Mazhoranca kërkoi që ekspertët të njiheshin fillimisht me objektin e veprimtarisë së komisionit dhe pastaj të vijonin me mbledhjen e informacionit për çështjet përkatëse. Madje Gogu ngriti pikëpyetje mbi vendin e punës së ekspertëve, teksa u shpreh me ironi se sekreti hetimor do të ruhet në shtëpinë e Salianjit. Në përgjigjen e tij ky i fundit thotë se meqë ka këtë merak, ekspertët mund të shkojnë në shtëpinë e Gogut. Në disa raste edhe Salianji ngriti dyshime mbi integritetin profesional të ekspertëve të propozuar nga mazhoranca.

"Kush do të bëjë rolin e klounit ta bëjë. Herën tjetër do t’i sjellë një kapuç ta vendosë në kokë dhe të bëjë rolin e klounit', tha Salianji.

"Kam një pyetje për ty, ku do e mbajnë ekspertët sekretin shtetëror, te shtëpia jote? Ti ke marrë kërkesat pa u dhënë detyrat dhe vendin ku do të punojnë. Ku kanë punuar ata për informacion aq delikat. Mos shkel ligjin me të dyja këmbët", shtoi Gogu.

"Te shtëpia ime padiskutim mund të vijnë se u dal për zot. Meqë e ke me merak, do vijmë te shtëpia jote", deklaroi Salianji.

Salianji këmbënguli që të vijohej me votimin. Ai tha se mazhoranca po mbron krimin. I menjëhershëm ishte reagimi i Gogut, i cili tha se do ta thërrasë si dëshmitar gjatë punimeve në komision.

“I vetmi njeri që di që të dhënat kanë shkuar te grupet kriminale, je ti. Unë do ta bëj kërkesën procedurale kur ne të vijnë në atë fazë që ju të jeni një nga dëshmitarët në këtë komision”, tha Gogu.

Por plani i opozitës për të votuar në mënyrë të njëanshme kërkesat e ekspertëve u krye. Pas më shumë se katër orësh debat komisioni parlamentar për sistemin Tims miratoi kërkesat për informacion drejtuar institucioneve: Nga Kryeministri, MInistri i Brëndshëm, ShISH, SPAK, Prokuroria e Tiranës etj. Salianji e ka hedhur kërkesën për votim kur në mbledhje kanë qenë vetëm 6 anëtarë nga PS, duke e miratuar me 7 votat e opozitës pa dakordësinë e anëtarëse socialistë që ishin të pranishëm. Mbledhja e radhës është caktuar për ditën e hënë, në orën 16:00.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:45
‘Pazarxhinj e gallataxhinj, ju merrni armët e vrisni njëri-tjetrin’, përplasje mes Salianjit e Gogut: Gangsterat rrinë me shkopa bejsbolli

 

Përplasje të forta ka pasur mes anëtarëve të opozitës dhe të mazhorancës në komisionin për të dhënat e TIMS. Teksa Salianji propozoi që të mblidheshin sërish të hënën, mes palëve nuk është gjetur në dakordësi për orën, por kanë kaluar dhe në ofendime. Përplasja më e fortë po ndodh mes kryetarit Ervin Salianji dhe nënkryetarit Toni Gogu.

Ervin Salianji: Ka urgjencë se është kapur drejtori i IT duke vjedhur të dhënat e TIMS-it, të gjitha infomacioniet, kushdo të bëjë si miza në qyp, nuk ka që dy me dy të bien në një qëndrim.

Nesër në orën 11 të bëjmë mbledhjen e radhës, të shtyjmë të sotmen, dy ekspertët e tjerë të japin mendimet e tyre, po vidhet sitemi TIMS, juve thoni…

Ervin Salianji: Ju merrni armët, vrisni njëri-tjetrin, doni t’ju nxjerr konflikt interesi, doni listë patronazhimi? Po pengoni punën duke u nxjerrë gjoiksin grupeve kriminale, unë kam një dakordësi tani, Dhima tha t’i japim kohë dy ekspertëve të komisionit të cilët sot nuk kanë sjellë produkt të punës së tyre.

Sjellja prej gangtsteri nuk i shkon askujt në këtë komision

Toni Gogu: Gangsterat rrinë me shkopa bejsbolli

Ervin Salianji: Lëngaraqët rrinë me mikrofon në gojë...

Ervin Salianji: Kërkesa që hedh në votim, a jeni dakort që nesër në orën 11 të bëjmë mbledhjen e radhës, që të kemi mundësi që dy ekspertët e tjerë të japin mendimet e tyre. Ore këtu vidhet TIMS, ju thoni do dalim kot aty.

Elda Hoti-Gogut: Toni kemi dy orë që të dëgjojmë ty. Kam tre orë që të kërkoj ty, ky komision përbëhet nga deputetë, kështu që për respekt dëgjo. E kuptojnë të gjithë shqiptarët që jeni në një vijë me atë që bëri kryeministri. Shqetësimi i opozitës ishte edhe i ndërkombëtarëve. Këtu flitet për siguri kombëtare. Arrestimi i Muçës e tregon qartë se ky është një urdhër politik.

Kjo qeveri po bën gjithçka për të fshehur të vërtetën sepse vjedhja e të dhënave është bërë me urdhër të saj. Gjithkush e kupton të nderuar kolegë se përse është ndërhyrë në këtë sistem dhe dy janë arsyet kryesore. Të nderuar kolegë mos u përpiqni për ta penguar këtë hetim. Do e keni të pamundur sepse e vërteta sot është në sytë e të gjithë shqiptarëve.

Ervin Salianji: Propozimi im është ky, s’ka sens as logjik as ligjor që ai që punon të mbetet peng i atij që nuk punon.

Toni Gogu: I vetmi njeri që di që të dhënat kanë shkuar te grupet kriminale, je ti. Unë do ta bëj kërkesën proceduriale kur ne të vijnë në atë fazë që ju të jeni një nga dëshmitarët në këtë komision. 

Ervin Salianji: Pse bën sikur nuk jeton këtu more... Nëse keni frikë nga grupet kriminale, thoni...

Ervin Salianji: Kam propozim tjetër, meqë ju nesër jeni pushim dhe nuk punoni dot... kam propozim që ta vazhdojmë këtë mbledhje të hënën. Pse mbledhja e grupit është më e rëndësishme se TIMS. Pra partia më e rëndësishme se vjedhja e të dhënave. Doni të bllokoni komisionin? Po po kështu jeni mësuar ju, Enver Enver. Se kaq jeni mësuar ju, të duartrokisni.

Ramadan Likaj: I propozoj komisionit, jeni dakort që kërkesat e dy ekspertëve ti lëmë për tu votuar të hënën.

Toni Gogu: Zoti Likaj. Ky propozim që sapo bëtë është i 9 të cilat i bllokon kryetari. Ka 9 propozime që nuk i hedh në votim. Ka dy propozime të Dogjanit, një tëndin, dy të Naços. Pra janë 9 kërkesa që janë pirg aty. Janë 9 kërkesa që nuk hidhen në votim.

Ervin Salianji: Miratohet propozimi i Ramadan Likajt. Kërkesat janë të miratuara. Propozimi i Likajt ishte, kalojmë kërkesat e dy ekspertëve të propozuar dhe ditën e hënë kalojmë kërkesat për informacion të dy ekspertëve të tjerë. Kaq ishte. Nuk doni ju. Pika tre e rendit të ditës.

Ramadan Likaj: Kërkesat e dy ekspertëve që na kanë sjellë sot nuk po marrin votimin se ka idera të ndryshme se dy  ekspertët e tjerë nuk kanë sjellë asnjë kërkesë. Propozova që ti miratojmë të gjitha së bashku të hënën. Ti zoti Gogu re dakort me kërkesën tume.

Ervin Salianji: Ramadan dakord. Të nderuar pazarxhinj, mos ta kthejmë në gallataxhinj. Meqë zoti Gogu thotë Pazar.

Të hënën të hënën caktojmë orën kur të doni ju. E lëmë të hënën ditën dhe orën.  Po u them se sot propozimet e ekspertëve janë këto që janë të hënën u lëmë kohë dy ekspertëve të tjerë të hënën. U lëmë kohë dy ekspertëve të tjerë...

Toni Gogu: E di sa herë marr unë fjalën trembesh...

Ervin Salianji: Lindita hajde të fshihem pak.

Toni Gogu: Propozimi i të gjithë grupit tonë është shumë i thjeshtë. Na jepni kohë të njihemi me kërkesën për informacion të dy ekspertëve dhe në mbledhjen e ardhshme votojmë për propozimet e bëra nga ekspertët tuaj dhe paraqesin dhe ekspertët tanë kërkesat për informacion. Na jepni kohë të njihemi me kërkesat për informacion. Kryetari tjetërson propozimet tuaja.

Ora 16:57
Debatet në komisionin TIMS, deputetët e PS çohen për t’u larguar, Salianji: Do bëj kallëzim penal

1712933957_gogu.jpg

Përplasjet mes anëtarëve të opozitës dhe të mazhorancës në mbledhjen e sotme të komisionit hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS kanë agravuar për shkak të pyetjeve që nënkryetari i komisionit Toni Gogu ka bërë ndaj ekspertëve të pranishëm.

Kryetari i komisionit, Ervin Salianji kërkoi që ekspertët të mos trajtohen si dëshmitar, ndërsa deputetët e PS kërkuan që të mbyllet seanca. Salianjii tha se do bëjë kallëzim nëse e trajtojnë komisionin si pronë.

Salianji: Një sekond se nuk e drejtoni ju komisionin. Doni ta prishini mbledhjen. Mu drejtoi mua, pastaj u drejtohem unë. Shtruar, avash avash. Prit një sekond mo burrë. Zoti nënkryetar që bën zhurmuesin, cilit nen po i referoheni? Sapo morët vesh cilat janë kërkesat për informacion, po kërcen nga belaja. Të nderuar  kolegë e kuptoj shqetësimin dhe djegien e mizës nën kësulë për pyetjet ndaj institucionet. Nuk mund të intimidosh ekspertët

Gogu: Kuptimi i kryetarit për detyrat e komisionit dhe detyrat e anëtarëve rezulton i cekët, sepse ne këtë marrëdhënie kemi me ekspertët.

Salianji: Fol fol se shfryhesh. Citoni ligjin ose rregulloren kur merrni fjalën

Gogu: Pyetja ime tjetër është kjo

Salianji: Po për kë e ke pyetjen

Gogu: Për ekspertët, ma ngarkon ligji

Salianji: Mbi bazën e cilit nen dhe ligj kërkoni t’u drejtoni pyetje ekspertëve. A u çuat. Sikur i hodhët bombat. Kërkesa për informacion kanë sjellë. Nëse e mbyllni mbani përgjegjësi penale. Nëse e trajtoni këtë sallë si të ishte pronë e juaja, do të bëj kallëzim

Ora 16:14
'Ju mund ta përdorni edhe mikrofonin si shkop bejsbolli', Gogu përplaset me Salianjin: Lëshojini bilbilat, avash avash

1712931295_salianji.jpg

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, nënkryetari i këtij komisioni, Toni Gogu, ka parashtruar dy kërkesa procedurale ndaj opozitës teksa ka ironizuar me Ervin Salianjin kur i tha se ai mund ta përdorë edhe mikrofonin si shkop bejsbolli. 

Gogu: Ju mund ta përdorni edhe mikrofonin si shkop bejsbolli. Unë do ta ribëj kërkesën time për këtë komision, qe ta dëgjojnë dhe ekspertët që kemi thirrur. Veprimtaria e këtij komisioni është të hetojë, jo të shpallë fajtorë. Korrigjoni verbin tuaj. Kërkesa e dytë që kam është që propozoj te ndryshojmë rendin e ditës. Të njohim ekspertët me objektin e këtij komisioni dhe t'i ngarkojmë me detyrat për mbledhjen e informacionit.

Gogu: Objekti juaj në komision është që të shpallni fajtor Ervin Muçën

Gogu: Të nderuar zoti Myftari dhe Bici kam katër pyetje për ju, jua bëj juve sepse kryetari lexoi në mënyrë mekanike. Si e keni siguruar informacionin paraprak…

Përgjigjen ia ka dhënë Salianji.

Salianji: Zoti nënkryetar që bën zhurmuesin a mund ta caktosh. Ca është kjo mos më ndërprit fjalën, s’ia kam dhënë atë të drejtë, u shqetësuat, ta drejtoj unë mbledhjen, lëshojini bilbilat, prezantim të vetes zoti Myftari. Kuptimi i kryetarit për detyrat e anëtarëve rezulton të jet jashtëzakonisht i cekët, këtë marrëdhënie do të kemi me ekspertët, Unë e përdor si shkop jo si akullore, mu drejto mua, bëni pyetjet pastaj shkoni aty, një sekondë, avash avash, shtruar, lëre të flasë me veten të qetësohet.

Ora 16:09
‘Laraska hu më hu, e gjen vetë pastaj’, Salianji-Gogut: Ju vidhni, ne trembemi; ju mbroni krimin, ne trembemi

1712931031_salianji.JPG

Përplasjet kanë vijuar në mbledhjen e komisionit hetimor për sistemin TIMS. Kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji përdori një shprehje të popullit, duke ironizuar mazhorancën.

“Ju vidhni ne trembeni, ju vidhni ne kemi frikë, ju nxirrni gjoksin për të mbrojtur të inkriminuarit ne trembemi”, tha ai.

“Laraska hu më hu e gjeni vetë pastaj… keni qëndrim ju për këto që po ndodh në Shqipëri apo jo. Ta mbaroj unë, mos më ndërhy. Se ky quhet flirtim, mos më ndërhy, drejtohu te partia për këto”, shtoi Salianji në përgjigje të Toni Gogut.

Ora 15:58
TIMS/ Nallbati-deputetëve të PS: Mos flisni në emër të Kushtetutës, e varrosët dje! Kollçaku: Për çfarë duhet ky show politik

1712931831_000000.JPG

Deputeti i Rithemelimit Bledjon Nallbati ka replikuar ndaj Nënkryetarit komisionit hetimor për të dhënat e TIM-s Toni Gogu, pasi kërkoi nga kolegët e opozitës t’i përmbahen vendimit të Kuvendit e të mos shndërrohen në gjyqtarë.

Luan Baçi: Duhet t’i dëgjojmë këta ekspertë dhe më pas të na dëgjojnë edhe qytetarët. Duhet të jemi; as ju avokatë, dhe as ne gjyqtarë. Anëtarët e këtij komisioni duhet të zbatojnë ligjin dhe të bëjmë transparencë.

Bardhyl Kollçaku: Qëndrimi im është; të zbatohet procesverbali. Më pas miratohet lista e ekspertëve. Për ça duhet gjithë ky show mediatik. Del kryetari dhe thotë; skandal ngjarja. Ai bëri dhe kryeprokurorin dhe avokatin. Ka ndodhur një ngjarje, ndaj duhet të fokusohemi këtu, te Kushtetuta.

Bledjon Nallbati: Pala mbrojtëse foli në emër të kushtueses. Për cilën kushtetutë bëhet fjalë, nëse flisni për atë të djeshmen asaj i bëtë varrimin dje, atë e varrosët dje, nesër ka të 7shtat, për atë kushtetutë nuk mund të flisni. Dje e varrosët me kartona si ushtarë në rresht. I thatë kushtetutës lamtumirë. Na thoni cila është kushtetuta e re”, tha Nallbati.

 

Ora 15:45
TIMS, Dogjani akuza për Ervin Muçën: Ka transferuar nga emri i punonjësit 1 mln euro! Qefalia: Mos dilni në konkluzione, po flisni si ai te ballkoni

 

Gjatë mbledhjes së komisionit hetimor për TIMS deputeti i opozitës Asllan Dogjani ka hedhur akuza ndaj Ervin Muçës ish shefit të  IT në Policinë e Shtetit që u la në burg nga Gjykata.  Sipas Dogjanit edhe në kohën për Muça ka qenë në AKSH, një punonjës i tij ka kryer kallëzim, duke deklaruar se Muça ka përdorur të dhënat e tij në punë, për të bërë një transfertë parash. 

Një përgjigje ka marrë nga deputeti i PS Xhemal Qefalia.

Dogjani: Edhe te Akshi paska ndërhyrë për të transferuar 1 milionë euro te një kompani, e ka bërë kallëzim punonjësi e për këtë është larguar nga puna. E na qenka edhe një tjetër, një punonjës, Klodian Llazari, i arrestuar në Itali për trafik droge. Ky njeri ose ka qenë agjent I shërbimeve të huaja, që merr të dhënat e I përdor kundër Shqipërisë, që mund të jetë agjent I shërbimeve ruse, ta shtrijmë objektin e hetimit, është cenuar siguria kombëtare.

Qefalia: Paske gjetur personin që ka sjellë gjithë këtë sabotazh, e paskemi zgjidhur, ta mbyllim si komision, ne kemi përgjegjësi të merremi me sistemin TIM-s, jo me individin, se ka marrë masën nga sistemi I drejtësisë. Nëse keni informacion shtesë, e keni të qartë rolin, mos ecni e thoni atë që thotë ai te ballkoni, komisioni hetimor nuk merret me këtë, merret drejtësia, kërkoj seriozitet të vazhdojmë me rendin e ditës, nëse doni protagonizëm hajde dalim te banaqet partiake.

Qefalia: Dëgjojmë kryetarin që thotë grup i strukturuar kriminal, del në konkluzione ai. Të ikim fare ne

Lefter Gështenja: Të thirret në rolin e dëshmitarit drejtoresha e AKSHIT, të jetë pjesë e këtij komisioni hetimor

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri

E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri