Komisioni rrëzon dekretin e Metës për teatrin, Kuvendi pritet që ta vulosë në seancën e sotme

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese në një mbledhje që zgjati rreth 10 minuta ka shqyrtuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit për Teatrin Kombëtar. Pas fjalës së Beqajt dhe Shalsit, dekreti i Presidentit u rrëzua.

Në seancën e sotme pritet që shumica ta rrëzojë dekretin për ta vulosur përfundimisht shembjen e teatrit aktual dhe ndërtimin mbi ngrehinat e tij të një godine të re.

Ilir Beqaj i cilësoi si lojë fjalësh argumentet e Presidentit, ndërsa shtoi se në ligj janë bërë ndryshimet e nevojshme. Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Shalsi u shpreh se të gjitha diskutimet janë bërë, ndërsa një pjesë e tyre kanë qenë të kota. 

Besoj që çështja është e ezauruar, qëndrimet janë të qarta. Jemi pro ndërtimit të një teatri të ri modern, Tirana dhe Shqipëria ka nevojë për një teatër të ri. Kemi kaluar në një rrugëtim diskutimesh të frytshme, por edhe rraskapitëse dhe të kota. Të vijojmë të mbetemi te vizioni i një godine të re.

Eduard Shalsi

Opozita nuk ka qenë e pranishme në mbledhjen e komisionit, ndërsa pritet që ta bojkotojë edhe sot seancën plenare.

Pretendimi i Presidentit
Në argumentimin e tij ligjor, Presidenti thekson se Kuvendi është përpjekur ti japë zgjidhje shkeljeve të konstatuara në dekretin e parë, por ende në ligjin i ri ka të njëjtat të problematika. “Kuvendi megjithëse është përpjekur që të plotësojë vetëm 1 (një) prej konstatimeve kushtetuese të Presidentit të Republikës dhe që kishte të bënte me trajtimin preferencial dhe jo të barabartë të një subjekti privat, sërish edhe me ligjin e ri të miratuar, Kuvendi rezulton se nuk ka arritur ta zgjidhë edhe këtë çështje.

Ligji i ri nr. 37, dt 20.09.2018, paraqet sërish probleme kushtetuese, pasi edhe pse në pamje të parë ai duket sikur ka zgjidhur problematikën e konstatuar, në thelb dispozitat e tij përmbajnë kritere diskriminuese që nuk garantojnë konkurencën e lirë, por përkundrazi, sërish konstatohet një trajtim preferencial që kufizon pjesëmarrjen në garë”, thuhet në dekretin e Presidentit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së