Komisionit parlamentar për punë të brendshme kritikon Qeverinë

Komisionit parlamentar për punë të brendshme kritikon Qeverinë
Ministria e Punëve të Brendshme është kritikuar sot për qasjen që ka pasur në raport me zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit.
Në mbledhjen e Komisionit parlamentar për punë të brendshme u diskutua situata në pjesën veriore të Kosovës, përderisa dolën shtatë rekomandime për ministrinë e brendshme e cila obligohet ti ndërmarrë në atë pjesë.
Vlerësimin i situatës atje dhe veprimi me të gjitha mjetet kushtetuese dhe ligjore për vënien e rendit dhe ligjit, funksionalizimin e institucioneve për mbrojtjen e rendit kushtetues, ndërmarrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e jetës, lëvizjes së lirë dhe pronës së qytetarëve ishin ndër obligimet që iu dhanë Ministrisë së Brendshme përderisa minsitri Bajram Rexhepi dhe shefi i Policisë Shpend Maxhuni do të paraqiten sërish pas 15 ditëve në komision për të raportuar për masat që janë ndërmarrë atje.
Ndërkohë, anëtarë të komisionit, shpërthimet në veri dhe vrasjen e Selver Haradinaj e kanë cilësuar si përpjekje për spastrim etnik.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'