Komisonieri i emigrimit në BE
Avramopoulos viziton nesër Kosovën

Komisonieri i emigrimit në BE<br />Avramopoulos viziton nesër Kosovën
PRISHTINË - Komisioneri për Emigrim, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë në Bashkimin Evropian, Dimitris Avramopoulos viziton nesër Kosovën.

Gjatë vizitës së tij, sipas njoftimit të zyrës së BE-së, komisioneri Avramopoulos do të takohet më liderët institucionalë të Kosovës, duke përfshirë Presidenten Jahjaga, Kryeministrin Isa Mustafa, Ministrin për Integrime Evropiane Bekim Çollaku dhe Ministrin e Brendshëm Skënder Hyseni.

Pas këtyre takimeve ai do të ketë një deklaratë për shtyp bashkë me ministrat Hyseni dhe Çollaku.

Qëllimi i vizitës së Avramopoulos është çështja e emigrimit ilegal, ku ndonëse në mungesë të shifrave zyrtare, besohet se mijëra qytetarë kosovarë braktisën vendin në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian vetëm gjatë muajve të dimrit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes