Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet në Tiranë në shtator të 2025-ës

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet në Tiranë në shtator të 2025-ës

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në Pragë

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti sot mbledhjen në Pragë ku u morën disa vendime të rëndësishme në lidhje me futbollin europian.

Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë një mbledhje zyrtare në Tiranë, nën organizimin e Federatës së Futbollit.

Ky event i rëndësishëm do të mbahet më 8 shtator 2025.

Mbledhja e nivelit më të lartë të organit drejtues të UEFA-s në Tiranë do ta vendosë Shqipërinë në qendër të Europës. Ky zhvillim historik është një dëshmi e rritjes së ndikimit të Shqipërisë në futbollin europian.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s gjithashtu u morën edhe disa vendime të tjera si:

1. U aprovua strategjia e re e UEFA-s për futbollin e vajzave 2024-2030.

2.  U përcaktua fondit i solidaritetit për klubet që nuk marrin pjesë në garat e UEFA-s për periudhën 2024/27

3. Finalja e UEFA Champions League 2027 nuk do të zhvillohet në stadiumin San Siro për shkak se komuna e Milanos nuk ka garantuar rinovimin e stadiumit. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka hapur sërish procesin e kandidimit dhe vendimin përfundimtar do të merret në periudhën maj/qershor 2025.

4. Vendi pritës për Kampionatin Europian të UEFA U-19 Futsal 2025 u caktua Kishinjev, Moldavi.

5. Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet në Lozanë, Zvicër më datë 16 dhjetor 2024.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?