Pas rastit të arrestimit në flagrancë të 18 vjeçarit me inicialet B.K, gjamnazist në vitin e tretë të shkollës së mesme “Sali Ceka” në Elbasan ka reaguar me një deklaratë të publikuar në media Komiteti Shqiptar i Helsinkit, duke e konsideruar si një fenomen shqetësues.
Sipas KSHH, parandalimi i shitjes së drogës në shkolla, në forma dhe nga persona të ndryshëm, nuk është vetëm detyrë e organeve të rendit, por e gjithë shoqërisë, në radhë të parë e insitucioneve arsimore dhe e prindërve.
Në deklaratën e saj KSHH bën thirrje që ky problem shqetësues të vlerësohet duke ndërrmarrë veprime konkrete, pasi përdorimi i drogës sidomos nga të rinjtë rrezikon shëndetin dhe jetën e tyre, i dëmton rëndë moralisht, i bën ata të padobishëm per veten, familjen dhe shoqërinë.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com