Komiteti i Helsinkit:Po bëjmë punën
e KQZ, japim leksione si të votohet

Komiteti i Helsinkit:Po bëjmë punën<br />e KQZ, japim leksione si të votohet
TIRANË - Kur vetëm 10 ditë na ndajnë nga zhvillimi i procesit zgjedhor, qytetarët kanë ende paqartësi për kuadrin ligjor apo veprimtaritë që duhet të kryejnë nëse nuk figurojnë në lista. Në ndihmë të kësaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kontribuar në edukimin ligjor të zgjedhësve nëpërmjet sensibilizimit, duke patur në fokus kryesisht votuesit për herë të parë.
 
Sipas Erida Skëndaj, juriste pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ky kontribut është ndërmarrë edhe për faktin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka qenë në nivele të kënaqshme në këtë drejtim.  E pyetur për rastet kur zgjedhësit nuk figurojnë në listën e juridiksionit të njësisë bashkiake apo të komunës së tyre, Skëndaj specifikon rastet në të cilat këta zgjedhës mund t’i drejtohen gjykatës.
 
“Ne kemi shkuar në shkolla të mesme, në fakultete, kemi marë takim me studentë dhe me gjimnazistë që votojnë për herë të pare”, - tha ajo. –“ Këmi shkuar në lagje rome, në lagje të banuara nga minoritete e tjera dhe i kemi informuar ata për të drejtën e tyre të votes: çfarë duhet të bëjnë, cfarë duhet të kenë parasysh, cfarë dokumentash duhet të marrin ditën e votimit. Pra me pak fjalë, kemi bërë atë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka për detyrë, në bazë të Kodit Zgjedhor. Kur veprimtaria për edukimin ligjor të zgjedhësve nga ky Komision nuk ka qenë në nivele të kënaqshme, atëherë shoqëria civile ka kontribuar në kuadër të projekteve të ndryshme: I kërkon gjykatës të korrigjojë përbërësit zgjedhorë në rast se ato janë shënuar gabim, të figurojë në një qendër votimi në rast se ai nuk figuron në asnjë nga qendrat e votimit që ndodhet në Republikën e Shqipërisë, por e mira është që të figurojë në atë qendër votimi ku ka vendbanimin ose të ndryshojë qendrën e votimit  kur ajo rezulton jo në vendbanimin e një personi ose rezulton në ndonjë komunë ose në ndonjë bashki tjetër. Pra në tre raste, zgjedhësi mund t’i drejtohet gjykatës.
 
Kodi Zgjedhor parashikon që zgjedhësit duhet t’i drejtohen gjykatës pas publikimit të listës përfundimtare, jo më vonë se 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe gjykata pastaj cakton gjyqtarë të veçantë, të cilët merren posaçërisht me shqyrtimin e këtyre kërkesave dhe jep vendime deri në gjashtë orë para mbylljes së qendrës së votimit”, - përfundoi Skëndaj. Nisma e Komitetit Shqiptar të Helsinkit vjen në totalin e kontributeve që shoqëria civile ka ndërmarrë në kuadër të situatës parazgjedhore.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit