Komiteti i juristëve të MEK në Shqipëri, të përfaqësuar nga Margarita Kola dhe Genc Gjokutaj kanë publikuar një deklaratë ku dënojnë lajmet e rreme mbi aktivitetin e muxhahedinëve iranianë në Shqipëri.
Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se disa anëtarë të MEK janë përfshirë në një aktivitet kriminal, ndërkohë që zyrtarisht policia e Shtetit i përgënjeshtroi këto lajme.
"Në disa media shqiptare u publikua një lajm krejtësisht i rremë, sipas të cilit një anëtar i Organizatës së Muxhahedinëve, së bashku me dy shqiptarë, grabitën një farmaci në zonën e Kamzës në Tiranë. Në një kontakt të përfaqësuesve të CJPA dhe Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI) me prokuroren Elina Kombi, ajo theksoi se dokumenti i publikuar është i falsifikuar. Prokurorja theksoi: Emrat e muxhahedinëve janë futur dhe falsifikuar qëllimisht në një dokument tjetër që nuk ka lidhje me asnjë prej muxhahedinëve. Dokumenti origjinal lidhej me vjedhjen e një farmacie nga 3 adoleshentë shqiptarë, por në vend të të akuzuarit të parë është falsifikuar një emër si ai i muxhahedinëve me banim në Ashraf", thuhet në deklaratë.
Deklarata thotë se në dokumentin e falsifikuar, letra është e Prokurorisë së Tiranës, por "nënshkrimi dhe vula nën dokumentin e falsifikuar është e rreme, aq më tepër që vula e falsifikuar është e Prokurorisë së qytetit Pogradec (në Shqipërinë lindore), e cila nuk ka asnjë lidhje me Tiranën. Kjo në vetvete dëshmon se dokumenti është i falsifikuar"
"Theksojmë se banorët e Ashrafit nuk kanë kryer asnjë krim në këtë vend, asnjëri prej tyre nuk ka kryer asnjë vepër të kundërligjshme dhe nuk është arrestuar si dhe ndaj tyre nuk është ngritur asnjë çështje penale në drejtësinë dhe prokurorinë shqiptare", thuhet në deklaratë.

K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kualifikueset e Euro 2024, kush e fiton ndeshjen Poloni-Shqipëri?
-
Polonia
36%
-
Shqipëria
39.3%
-
Barazim
24.7%
Vota total: 547
Lajme të tjera
-
Strehimi opozitës iraniane në kampin MEK, Basha reagon pas deklaratës së Ramës në Report Tv: SHBA s’na kanë asnjë borxh, ne po
4 Nëntor 2022, 07:16
-
Berisha-Meta si shërbëtorë të regjimit të Ajatollahëve në Tiranë
28 Tetor 2022, 09:54
-
Vidhte të dhënat e muxhahedinëve nga telefoni, SPAK kërkon 15 vite burg për hakerin iranian
12 Tetor 2022, 10:35
-
Vijon gjyqi për iranianin e arrestuar për terrorizëm Bijan Pooladrag ku prokuroria kërkoi që për shkak të sekretit hetimor, seanca të vijonte me dyer të mbyllura.
28 Shtator 2022, 16:40
-
Incident në Panairin e Librit në Durrës, muxhahedinët e MEK sulm stendës së një pjesëmarrësi, e akuzojnë si propagandues kundër tyre
17 Gusht 2022, 23:00
-
Kompania amerikane: Pas sulmit kibernetik në Shqipëri, me gjasë aktorë iranianë
5 Gusht 2022, 09:57
-
Irani kërcënon Shqipërinë? Media britanike, Daily Express: Do të godasin me raketa dhe dronë kampin e MEK në Manëz
2 Gusht 2022, 22:10
-
Antiterrori u ndalon hyrjen në Shqipëri dy iranianëve: Kërcënim serioz për vendin! Del VIDEO, gruaja e shtrirë në aeroport
1 Gusht 2022, 20:41
-
Ekskluzive/ Hija e zezë e Sali Berishës pas sulmit kibernetik në Shqipëri! Ja gjurmët që lanë
29 Korrik 2022, 21:24
-
Rreziku për akti terrorist në Durrës shtyn samitin e MEK! Muxhahedinët për Report Tv: Na e rekomandoi qeveria shqiptare! Sulmi, i organizuar nga regjimi iranian
22 Korrik 2022, 10:53
-
Spiunazh në shërbim të regjimit iranian, SPAK kontrolle në disa banesa në Laç, Lezhë e Fushë-Krujë
20 Korrik 2022, 12:08
-
Spiunazh në shërbim të regjimit iranian, SPAK kontrolle në shoqatën, banesat, zyrat dhe makinat e 20 ish-anëtarëve të MEK në Shqipëri
15 Korrik 2022, 11:37