TIRANE- “Autoritetet siriane duhet t’i japin menjëherë fund veprimeve luftarake kundër popullsisë civile, të tërhiqet ushtria, si dhe të lejohen vëzhguesit e OKB-së të kryejnë punën e tyre pa asnjë pengesë.” Ky është reagimi i ministrit të jashtëm, Edmond Haxhinasto, në cilësinë e Kryetarit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
Haxhinasto, në deklaratën e parë në këtë pozicion, shprehu indinjatën e tij në lidhje me masakrat e kryera në Siri, sidomos ato në qytetin e Haoulas, ku rreth 100 persona humbën jetët e tyre, shumë prej të cilëve ishin fëmijë. Ai bashkohet me qëndrimin e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për dënimin e këtyre ngjarjeve të tmerrshme, të cilat janë një dëshmi e qartë e shpërfilljes, nga ana e Regjimit Sirian, ndaj planit prej gjashtë pikash të hartuar nga i Dërguari i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara dhe Lidhjes së Shteteve Arabe, Z. Kofi Anan.
Kryetari i Komitetit të Ministrave nxit autoritetet siriane për t’i dhënë menjëherë fund veprimeve luftarake kundër popullsisë civile, tërheqjen e ushtrisë, si dhe lejimin e vëzhguesve të OKB-së të kryejnë punën e tyre pa asnjë pengesë.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com