Komiteti i Shërbimit Civil
Debati për largimet, shqetësim para kohe

TIRANE- Statusin e nëpunësit civil e kanë 7068 vetë, nga rreth 85 mijë punonjës të administratës në tërësi. Nga këta, 51% janë të punësuar pranë bashkive, 25% janë nëpunës të institucioneve të pavarura, që parimisht nuk duhet të ndikohen nga rotacioni i pushtetit qëndror. Në diskutim është vetëm pjesa që mbetet, rreth 1 800 zyrtarë me status. Këto janë të dhëna të nxjerra për mediat dje nga Komisioni i Shërbimit Civil, sipas të cilit nga fillimi i vitit në KSHC, kanë mbërritur 215 ankesa.

Ndërsa nga 15 shtator, dita kur u ndërruan qeveritë, kenë mbërritur vetëm 6 ankesa. Pra, debati për largimet nga puna, i konsideruar si fshesa në administrate, duket i parakohshëm, pasi nuk ka asnjë tregues për fluks shkarkimesh nga detyra. Me aktin normativ të miratuar nga qeveria rreth 6 orë para, se ligji i ri për Shërbimin Civil të hynte në fuqi, KSHC mbetet në detyrë me të njëjtat funksione.

Anëtarët e Komisionit presin ankimimet, por s’do ketë shqyrtim të tyre deri në mbërritjen e vendimmarrjes së Kuvendit, apo akteve nënligjore, që pritet të nxjerrë qeveria. Janë të paktën 29 akte, që do normojnë mënyrën e ankesës së një nëpunësi që pretendon shkarkim të padrejtë. Akti normativ ka hyrë në fuqi në 30 shtator por që efekti të zgjatet në kohë sipas Kushtetutës brenda 45 ditësh duhet të miratohet në Kuvend me shumicë të cilësuar prej 84 votash.

Shkrimi u publikua sot (02.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre