Në takimin e tetë të Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, thekoi se Shqipëria ka para një sfidë shumë të rëndësishme, siç është dialogu politik. Madje ajo thekson se pikërisht mungesa e dialogut politik do të jetë ajo çka do të dëmtojë më tepër Shqipërinë.

"Ka një sfidë shumë serioze dhe për të ardhmen e Shqipërisë, mungon dialogu politik. Duket se ajo që do ta dëmtojë më tepër për Shqipërinë është mungesa e dialogut politik."- tha Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin. 

Në mbledhjen e parë të takimit të tetë të këtij Komitetit të bashkëdrejtuar nga Taulant Balla dhe Monica Macovei, ministrat Ditmir Bushati, Klajda Gjosha, Nasip Naço dhe Saimir Tahiri raportuan për punën e bërë deri tani në rrugën drejt integrimit evropian.

Prania dhe raportimi i ministrave nuk është pritur mirë nga ana e përfaqësuesve të opozitës të cilët e kanë kritikuar madje edhe formatin e kësaj mbledhje. kritikat më ët forta kanë ardhur nga ish-minitri i Jashtëm, Aldo Bumçi duke e cilësuar këtë format si jo demokratik. 

Ndërsa Majlinda Bregu ndërsa ka ironizuar pyetjet e bëra nga deputetët e mazhorancës si një tentativë për show, ka theksuar se Shqipëria nuk po shkon në rrugën e duhur drejt Bashkimit Evropian.

Ora 17:40 Fatmir Xhafaj: Gjyqësori ka probleme, kjo duhet të na bashkojë
Fatmir Xhafaj gjatë fjalës së tij në mbledhjen e ka theksuar se gjyqësori ka probleme, por kjo duhet të na bashkojë. Ai gjithashtu ka kërkuar që opozita nuk ka propozuar asnjë projektligj.
 
"Mendoj se nuk është mëkat që deputetet të bëjnë e të sjellin projektligje, por mëkat është që opozita nuk ka marre pjesë fare në këtë proces, me mungesën e saj opozita nuk ka dhënë asnjë propozim. Biem dakord me Halimin se gjyqësori ka probleme, por kjo duhet të na bashkojë."- tha Fatmir Xhafaj.

Ora 17:30 Eduard Halimi: Refuzimi për anëtarët e Gjykatës së Lartë, shenjë e kapjes së drejtësisë 
Eduard Halimi është ndalur në pikën e dytë të 5 prioriteteve, tek Reforma në Drejtësi. Ai ka theksuar se refuzimi i panumërt i propozimeve për anëtarët e Gjykatës së Lartë është po ashtu një shenjë e kapjes së drejtësisë.

“Të gjitha ligjet e rëndësishme nuk janë propozuar nga qeveria, por nga grupe deputetesh, duke shmangur kështu opozitën dhe grupet e interesit. Edhe refuzimi i panumërt i propozimeve për anëtarët e Gjykatës së Lartë është po ashtu një shenjë e kapjes së drejtësisë. Mazhoranca duhet të heqë dorë nga dëshira për ta bërë reformën e vetme. Dekriminalizimi është esencial. Pa bërë atë është e vështirë të flasim për luftë ndaj korrupsionit e Reformë në Drejtësi.”- tha Eduard Halimi.

Ora 16:47 Majlinda Bregu: Vendi ynë nuk po shkon në drejtimin e duhur 
Majlinda Bregu ndërsa ka ironizuar pyetjet e bëra nga deputetët e mazhorancës si një tentativë për show, ka theksuar se Shqipëria nuk po shkon në rrugën e duhur drejt Bashkimit Evropian.

"Deputetët e PS nuk gjejnë kohë t’i pyesin ministrat e tyre kur janë bashkë dhe bëjnë show duke i kërkuar llogari para BE. ky proces ka një problem të madh sepse lëviz në një territor të rëndësishëm që ka lidhje me BE. do t’iu jap pak më vonë programin e moszbatimit të projekteve të kërkuara nga BE. nuk është çështje germash por masash të rëndësishme që mungojnë ndaj ky proces ka ngecur. Administrata publike është një nga pikat. E para në planin e qeverisë për prioritetin e parë fatkeqësisht ka shkelur të gjitha pikat.  Media ka publikuar disa raste të vetëvrasjeve pasi i kanë hequr nga puna, apo dhe raste të korrupsionit. Asgjë nuk është bërë deri tani. Ka dhe çështje të tjera sa i përket administratës publike. Shumë punonjës janë hequr nga puna. Shqipëria ka përthithur 18 milionë euro nga BE dhe nuk është asnjë njeri që ka punuar me një kontratë të tillë apo që jetë trajnuar. Njëri prej drejtorëve është shkarkuar vetëm një vit më parë. Nëse ju i qeni të gjitha këto suksese, unë nuk i quaj ashtu. Do të isha e lumtur nëse situate do ishte e propozua nga ministrat, atëherë ju vetë do kishit hapur negociatat me Shqipërinë. Ju duhet të hapni shumë mirë sytë, disa prej jush janë për herë të parë në Shqipëri. Vendi ynë nuk po shkon në drejtimin e duhur."- tha Majlinda Bregu.

Ora 16:30 Bushati-Blushit: Shqetësimi për aktorë të tretë edhe nga partnerët
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i është përgjigjur pyetjes nga ana e deputetit socialist Ben Blushi se me çfarë nënkupton me aktorë të tretë që mund të zëvendësonte Bashkimin Evropian.

"Ritheksova nevojnë për një riangazhim strategjik nga BE. Nëse ne së bashku do të konsiderojmë këtë ecuri në trajtën e “bussines as usual”, mund të krijohet një boshllëk që mund të mbushet nga aktorë të tretë. Ky shqetësim ka ardhur edhe nga partnerët tanë."- tha Bushati si përgjigje ndaj Blushit

Ora 16:08 Bumçi debat me përqësuesen e BE "Na lini të flasim, kjo jo demokraci" 
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike e kanë cilësuar si qesharak dhe jo demokratik formatin e takimit të sotëm të Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Duke iu drejtuar bashkëdrejtueses së Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Monica Macoveit, Aldo Bumçi kërkoi që përfaqësuesve të PD t’u lihej koha për të dhënë qëndrimin e tyre. Ka qenë pikërisht Bumçi i cili e ka cilësuar si qesharak dhe jo demokratik këtë format. Debati i plotë i Bumçit me përqësuesen e BE

Ora 16:06 Fatmir Mediu: Jo normale të diskutojmë me ministrat 
“Jo normale që në këtë takim diskutojmë me ministrat kur duhet të diskutonin përfaqësues të Parlamentit Shqiptar dhe përfaqësues të Parlamentit Evropian.  Do të ishte më mirë të kishim informacion me shkrim sesa të dëgjonim ato që kemi dëgjuar prej kohësh.”- tha Fatmir Mediu.

Ora 16:00 Naço: Së shpejti, skemë të re vlerësimi për gjyqtarët
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço u shpreh se në tetorin e shkuar 2014 u organizua reforma në gjyqësor, ku morën pjesë Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kreu i opozitës, Lulzim Basha dhe u ra dakord që nevojitet reformë në drejtësi.

“Shumë shpejt do jemi me një skemë tjetër të vlerësimit të Gjyqtarëve. Karriera e tyre të jetë e varur jo nga humori i KLD, por nga ligji. MD ka bërë ndryshime në Gjykatën Administrative, janë shtuar punonjësit. Brenda muajit plotësohen vendet vakante. Kjo Gjykatë nuk ka funksionuar e plotë. Ka pengesa për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën administrative për shkak të kushtit për eksperiencë 5-vjeçare.”- tha ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.

Ora 15:50 Tahiri: Lufta kundër trafiqeve të qenieve njerëzore prioritet absolut
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri u shpreh në fjalën e tij se, qeveria për t’i dalë përpara sfidës së moshës mesatare të lartë të policisë, ndërmorri hapin për shtimin e numrit të policisë dhe rekrutimin të rinjve në poilici.  Tahiri u shpreh se është parashikuar ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit që sot është pothuajse gati për t’u ngritur sa i përket pikëpamjes strukturore. Koordinimi institucional kundër krimeve financiare dhe korrupsionit duhet të jetë maksimal. Ndërkohë, tha Tahiri është ngritur Njësia anti-terror që operon me mbi 100 punonjës. Lufta kundër trafikmit të qënieve njerëzore është prioritet i qeverisë, tha Tahiri, ndërsa renditi shifrat e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit dhe lëndëve narkotike.

“Lufta kundër trafiqeve të qenieve njerëzore prioritet absolut. Koordinatori kombëtar për herë t parë ka buxhetin e vet autonom. DASH e klasifikoj një vend më lart Shquipërinë. Janë thuajse 5-fishuar procedimet penale të trafikimeve të qenieve njerëzore.  Lufta kundër korrupsionit nis nga puna e punonjësve të policisë . Janë mbi 1.000 efektivë policie që ndaj të cilëve janë marrë masa. Janë mbi 1.100 zyrtar të cilët janë proceduar për korrupsion.  Kemi shkatërruar 8 grupe kriminale. Shqipëria për herë të parë që nuk është më vendburim narkotike.  Po përfundojmë regjistrin dixhital për regjistrimin e armëve.”- tha ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Fjala e plotë e Tahirit në takimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri 

Ora 15:45 Gjosha: Ja arritjet per 5 prioritetet‏
Ministrja e Integrimit Europian,  znj. Klajda Gjosha, mori pjesë sot në takimin e tetë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-asociimit SAPC, BE-Shqipëri. Në këtë takim, ministrja Gjosha raportoi mbi ecurinë e 5 prioriteteve si dhe një sërë masash të tjera në funksion të procesit të integrimit. 

"Shqipëria progres për ngritjen e komisionit për reformën e Drejtësisë. Është edhe një grup pune që bashkëpuno me të në Ministrinë e Mjedisit. Grupi i punës merret me kodin e procedurës penale dhe gjyqësore.  Kanë shtuar shumë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit. Shqipëria ka intensifikuar luftën kundër korrupsionit. Është  lançuar edhe uebsajti për denoncimin e korrupsionit. Lufta ndaj trafikut të qenieve njerëzore është intensifikuar. Janë rritur sekuestrimet e pasurive të krimit. Është intensifikuar bashkëpunimi mes partnerëve. Është përmirësuar kuadri ligjor kundër diskriminimit. Për ne është shumë i rëndësishëm hapi i radhës, hapja e negociatave."- tha ministrja Klajda Gjosha. Fjala e plotë e Ministres Gjosha në takimin e Komitetit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri
 
Ora 15:35 Bushati: Rekomandimi, s’është pranim, mund të veprohet si me Malin e Zi dhe Serbinë
Ministri Bushati theksoi se, “fokusi mbetet mbi prioritetet kyçe. Rezulatet pas statusit të vendit kandidat janë shpresëdhënëse. Hapja e negociatave për anëtarësim në BE janë hapi ynë i radhës. Bushati u shpreh se synohet angazhimi i Kuvendit në procesin e integrimit, duke e bërë temë të të gjithë poltikbërjes dhe jo vetëm të disa hallkave të qeverisë.

“Ky forum ka sjell një komunikim të përbashkët mes PE dhe Parlamentit të Shqipërisë .Siguria e qëndrueshme dhe stabiliteti në rajon nuk duhen të merren si të mirëqena.  Fillimi i bisedimeve për anëtarësim sfida jonë e radhës. Kemi biseduar për një kornizë kohore dhe koreografi të veprimeve. Dhënia e rekomandimit nuk do të thotë automatikisht pranim. Mund të veprohet si me Malin e Zi dhe Serbisë me hapat e ndërmjetëm. Krijimi i Këshillit Kombëtar të Integrimit do forcojë rolin e Kuvendit për integrimin.Duhet një riangazhim strategjik nga BE, do të ishte shtysa e vetme drejt proceseve demokratizuese dhe garancia për një perspektive më të sigurt politike dhe ekonomike të rajonit. Në të kundërt, nëse ne së bashku do të konsiderojmë këtë ecuri në trajtën e “bussines as usual”, mund të krijohet një boshllëk që mund të kërkohet të mbushet nga aktorë të tretë, të cilët me incentiva politike apo ekonomike, mund të zbehin interesin dhe vendosmërinë e vendeve të rajonit për projektin Evropian.”- tha Bushati. Fjala e plotë e Ministrit Bushati në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri‏
 
Ora 15:30 Vlahutin:Sfida kryesore për Shqipërinë dialogu politik
Romana Vlahutin, thekoi se Shqipëria ka para një sfidë shumë të rëndësishme, siç është dialogu politik. Madje ajo thekson se pikërisht mungesa e dialogut politik do të jetë ajo çka do të dëmtojë më tepër Shqipërinë.

“Të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë. Pritshmërinë e Shqiptarëve janë më të larta pas marrjes së Statusit kandidat. Raporti-progresi i fundit ishte shumë i qartë. Shqipëria është një partner i besueshëm për ne. Shqipëria e Vendosur për bashkëpunimin ndërkombëtar. Ka një sfidë shumë serioze dhe për të ardhmen e Shqipërisë, mungon dialogu politik. Duket se ajo që do ta dëmtojë më tepër për Shqipërinë është mungesa e dialogut politik. Shqipëria duhet të tregojë një proces serioz në zgjedhje. Duhet një bashkëpunim konstruktiv mes partive politike. Ndryshimet janë ende të rëndësishme në Shqipëri. Shqipëria ka bërë një progres mjaft të rëndësishme, por duhet akoma edhe më tepër punë."- tha ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)