Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Partitë s’kanë respektuar Kodin Zgjedhor! Kanë nisur fushatën para afatit! Të zbardhet atentati në Vaun e Dejës

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Partitë s’kanë respektuar Kodin Zgjedhor! Kanë nisur fushatën para afatit! Të zbardhet atentati në Vaun e Dejës

Foto nga tritoli ndaj Benard Ndreces

TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka deklaruar se partitë politike nuk kanë respektuar Kodin Zgjedhor pasi kanë nisur fushatën zgjedhore para kohe. Në një deklaratë për media, KShH thotë se janë zhvilluar takime elektorale në ambiente publike si lagje, rrugë me grupe qytetarësh apo edhe në lokale private, e ndërsa thekson se pjesë e këtyre takimeve kanë qenë edhe përfaqësues të administratës.

“Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është duke monitoruar procesin parazgjedhor të zgjedheve për organet e qeverisjes vendore të dt.14 Maj 2023. Pavarësisht se fushata zgjedhore sipas nenit 77 të Kodit Zgjedhor, duhet të fillojë vetëm 30 ditë para ditës së zgjedhjeve, vëzhguesit afatgjatë të KShH-së kanë raportuar se ky detyrim nuk është respektuar, pasi janë referuar raste të zhvillimit të takimeve elektorale në ambiente publike si lagje, rrugë me grupe qytetarësh apo edhe në lokale private. Në një pjesë të këtyre rasteve, pjesëmarrës kanë qenë edhe përfaqësues të administratës publike, ngjarje për të cilat, KShH ka venë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi ka vlerësuar se është cenuar neni 91 i Kodit Zgjedhor që ndalon përdorimin e burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore”, thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër, ato bëjnë thirrje për zbardhje të tritolit në Vaun e Dejës të kreut të PD-së, Bernard Ndreca.  

“Në vigjilje të fushatës zgjedhore zyrtare, KShH dënon ashpër aktin kriminal me rrezikshmëri të theksuar shoqërore ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Z. Bernard Ndreca, nëpërmjet vendosjes në makinën e tij, të një sasie eksplozivi që shpërtheu, por që fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. KShH i bën thirrje prokurorisë që të hetojë çështjen me përparësi, në mënyrë të gjithanshme dhe me objektivitet. Zbulimi i shpejtë, vërtetimi i motiveve të këtij krimi dhe ndëshkimi përkatës i autorit ose autorëve të kësaj vepre të rëndë penale do t’i shërbente jo vetëm parandalimit të krimit, por edhe pritshmërisë së opinionit të gjerë publik”, vijon deklarata.

Ato kanë edhe një mesazh partive politike.

“Në përfundim, duke marrë në konsideratë që në këtë klimë parazgjedhore, një pjesë e zgjedhësve të kontaktuar nga KShH në disa Bashki të vendit kanë shfaqur haptazi mosbesim sa i takon forcave politike dhe institucionit të zgjedhjeve, Ju bëjmë thirrje të gjithë subjekteve zgjedhorë, garuese në zgjedhje, të ndalin e shmangin gjuhën e urrejtjes, të angazhohen seriozisht për krijimin e një mjedisi të favorshëm për ushtrim lirisht të së drejtës së votës, nga zgjedhësit shqiptarë. Në këtë drejtim, është e rëndësishme të zhvillohet një fushatë e kulturuar dhe e ndershme, duke respektuar dinjitetin njerëzor të kundërshtarëve politikë, që synon të informojë zgjedhësit për platformat politike dhe risitë e tyre”, përfundon deklarata.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja