Komiteti Teknik i Ekspertëve: Në bazë të shifrave të kësaj jave vendosim nëse do ketë masa shtesë! Shqipëria në 'dritaren e parë' për marrjen e vaksinës anti-COVID

TIRANË- Kjo javë do të jetë shumë e rëndësishme për të përcaktuar nëse do të ketë masa shtrënguese ose jo me qëllim parandalimin e COVID-19. Komiteti Teknik i Ekspertëve në daljen e tyre të përjavshme kanë bërë me dije se e gjitha do të përcaktohet në varësi të rasteve të reja dhe viktimave me koronavirus.

Në një përmbledhje të situatës COVID përgjatë javës që lamë pas, Drejtoresha e Përgjithshme i Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se Tirana rezulton të jetë qarku më i prekur, për t'u ndjekur nga Gjirokastra dhe Lezha.  Në spitale gjendja paraqitet e qëndrueshme, shtoi Fico, por fatkeqësisht ka një rritje  të lehtë të personave që kanë nevojë për terapisë intensive.

Ndalur te vaksina anti-COVID, në një kohë kur shtete si Britania e Madhe ka nisur aplikimin e saj, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se "Shqipëria është në dritaren e parë" si pjesë e marrëveshjes COVAX, që do të thotë do e marrë këtë vaksinë sapo të dalë në treg. Rakacolloi vlerësoi përpjekjet e qeverisë, sipas së cilës jo të gjitha shtetet janë në "rresht të parë" për marrjen e vaksinës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:44
A fshihet numri i të vdekurve nga COVID?! Rakacolli: Jemi në luftë, bilancin do e bëjmë në fund

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u është përgjigjur akuzave të opozitës,  sa i përket ndryshimit të shkakut të vdekjes të pacientëve me COVID. Ajo tha se bilanci i kësaj lufte do të bëhet në fund.

“Nga MSH, siç e kemi theksuar me shumë përgjegjësi, raportohen ato raste kur strukturat tona shëndetësore i cilësojnë si raste të vdekjeve nga COVID, Nuk ka asnjë lloj shifre. Nuk ka një paralelizëm mes atyre që janë nga agjencitë funerale dhe nga strukturat shëndetësore, pasi gjerat mund të ndryshojnë. Jemi në mes të një lufte dhe bilancet behën në fund. Shifrat rregullohen shikohen. Asnjë vdekje nuk është e fshehur. Çdo gjë është e thënë me përgjegjësi dhe vazhdojmë ta mbajmë. Shkaku i vdekjes përcaktohet nga mjeku, në kohë reale. Pastaj problemet e agjencive funerale, ato s’do të rregullohen dhe kanë një numër të saktë. Mos të fokusohemi tek vdekjet, por tek jetët e fituara. Është një debat që nuk ka asnjë person që të ketë humbur jetën dhe në letra të rezultoi i gjallë. Jetët kanë humbur jetën në vazhdimësi dhe nga sëmundje të tjera. Është një problem që duhet parë në përgjithësi. Le ta tregojmë me vepra që jemi europianë, pasi është një bilanc që do të bëhet me rigorozitet dhe do të bëhet në fund të luftës dhe jo në mes.”, tha ajo.

Ora 13:27
Rakacolli: Kemi bërë pagesën e plotë! Jemi në dritaren e parë për të marrë vaksinën anti-COVID

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë me dije se Shqipëria është në dritaren e parë për marrjen e vaksinës si pjesë e marrëveshjes COVAX.

"Kemi bërë pagesën e plotë që është kërkuar për të qenë në dritaren e parë të shpërndarjes së vaksinës, Kur vaksina që është pjesë e COVAX për t'u shpërndarë ne jemi në dritaren e parë dhe nuk janë të gjitha shtete në dritaren e parë. Përveç kësaj qeveria është edhe në përpjekje për të siguruar nëse ka ndonjë vaksinë që mund të dalë më parë, është prioritet dhe besoj fort që kjo vaksinë do të jetë në të njëjtën kohë siç edhe në vendet e tjera", tha Rakacolli.

Ora 13:21
Fico: Çfarë ndodh me një shqiptar që humb jetën nga COVID jashtë vendit

Drejtoresha e Përgjithshme i Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka treguar procedurat se si ndiqen në rast se humb jetën nga COVID-i jashtë vendit.

"Çdo njeri që hyn jetën jashtë shtetit, duhet të çregjistrohet nga regjistri i gjendjes civile, në pjesën tonë të betejës nuk është kjo informacion që i vjen Ministrisë së Shëndetësisë apo komitetit të Ekspertëve,e kjo është arsyeja pse ka një gjendje civile dhe INSTAT", tha Fico.

Ora 13:20
Fico: Testet e shpejta nuk do të zëvendësojnë PCR!

Testet e shpejta nuk do të zëvendësojnë tamponin. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga Drejtoresha e Përgjithshme i Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico.

" Aplikimi sapo ka filluar dhe krahas testeve të shpejta aplikohet dhe PCR këto dy të dhëna do jenë pjesë e komunikimi të 24 orëve të ministrisë së Shëndetësisë. Testet e shpejta nuk do të zëvendësojnë PCR", tha Fico.

Ora 13:16
Drejtoresha e ISHP/ Fico: Incidenca e infektimeve COVID në Shqipëri më e ulët se rajoni dhe BE, ja qarqet  me situatën më të rëndë

Drejtoresha e Përgjithshme i Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka bërë një rezyme të situatës në javën që lamë pas.

Ajo u shpreh se në Shqipëri incidenca është 356 raste për 100 mijë banorë. Sipas saj kjo shifër mbetet më e ulët nga të vendet e rajonit që është 848 raste për 100 mijë banorë dhe me e ulët se vendet e Bashkimit Evropian që e kanë 510 raste për 100 mijë banorë.  

"Në prefekturat me incidencë më të lartë vijon të jetë Tirana, e ndjekur Gjirokastra dhe Lezha.

Vihet re një qëndrueshmëri në spitalet COVID, por ka një rritje  të lehtë të personave që kanë nevojë për terapisë intensive. Përqindja e humbjeve të jetës vijon të jetë 2.1 përqind",

 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja