Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi akuzoi sot ish- drejtoreshën e QSUT-së, Albana Fico se ka ndërhyrë në sistem për të fshirë përkohësisht datën e skadencës të një medikamenti.
Në një deklaratë për shtyp Vokshi tha se “bëhet fjalë për një sasi prej 1137 flakonë të medikamentit FEIBA që përdoret për pacientë me hemofili. Kjo sasi e këtij medikamenti ka pasur datën e skadencës 31 dhjetor 2023. Në vlerë totale sasia e mbetur e skaduar e medikamentit FEIBA është rreth 1.35 mln euro”.
“Skandali qëndron në faktin që me urdhër të ish-drejtoreshës së QSUT Albana Fico, nëpërmjet një Memoje Nr. 126/65 datë 29.12.2023 janë dhënë direktiva të titullarit të institucionit Albana Fico që kjo sasi e mbetur e barit FEIBA të kalonte në shërbimin Onkohematologji pediatrike. Si mund të bëhej kjo? Vetëm me ndërhyrjen në sistem nga drejtori i IT në QSUT i cili të fshinte datën e skadencës”, tha Vokshi.
“Ministrja Koçiu dhe drejtoresha e QSUT duhet menjëherë të japin dorëheqjen e të largohen pasi jo vetëm kanë dështuar në sigurimin e një të drejte kushtetuese për shërbimin shëndetësor, jo vetëm kanë dështuar të sigurojnë infrastrukturën, ilçet, medikamentet, kurat e terapitë për pacientët, por edhe kanë lejuar manipulimin e sistemit on line të farmacisë dhe qarkullimin e medikamente të skaduara të qarkullojnë shkojnë nga farmacia qendrore në pediatri duke mos kursyer as fëmijët. Sot është koha çdo pacient, çdo familjar, çdo i afërm të reagojnë,për të drejtën kushtetuese për shërbim shëndetësor”, tha Vokshi.
M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
82%
-
Të gabuar
14.1%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 2592
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisioni hetimor i Shëndetësisë merr në skaner 'sterilizimin'! Dëshmon ish drejtori i QSUT-së! Enkel Joti: S' mbaj mend! Vokshi ia lexon shkresat ku raportonte shqetësimet
9 Shtator, 14:25
-
Projektligji për Inspektoriatet, debate te Shëndetësia, PD: Patronazhistë në detyrë! PS: Iku koha kur shefat e inspektoriateve bënin fushatën!
9 Shtator, 11:26
-
Nuk ndalet Albana, merr postin e dhjetë në PD!
9 Shtator, 07:08
-
U arrestua se dhunoi të atin, i paraburgosuri ndërron jetë në QSUT, humbi ndjenjat pas takimit me të atin
4 Shtator, 12:00
-
Në PD iu pret Albana...
3 Shtator, 21:45
-
Shërbimi i Toksikologjisë në QSUT, Koçiu: Trajtime të specializuara për të gjithë pacientët
3 Shtator, 14:24
-
Burri në proces divorci e leu me benzinë dhe i vuri flakën, Melisa Trëndafili në luftë për jetën në QSUT! Fqinja i hoqi rrobat e ndezura nga trupi! 45-vjeçari ende në kërkim
1 Shtator, 12:42
-
Realizohet me sukses bajpasi aorto-koronar në QSUT tek një pacient 73-vjeçar
30 Gusht, 10:10
-
Hapet spitali ditor brenda QSUT-së, Rama së shpejti pacienti i saj: Kam një hernie inguinale, mund të vij prapë për ndërhyrje kirurgjikale
29 Gusht, 15:34
-
Kush është Fotaq Zaharia, nga arratia dhe pengmarrja e gruas së biznesmenit, te plagosja e shefit të Krimeve Vlorë dhe hetimi pasuror
26 Gusht, 08:54
-
Ndërron jetë në burg Fotaq Zaharia, "i forti i Vlorës" ishte dënuar me 25 vite për ngjarjet pas trazirave të vitit 1997! Ishte i paralizuar
26 Gusht, 07:37
-
Më shumë të rinj në spital prej alkoolit, mjekja për Report Tv: Në urgjencën e QSUT edhe të mitur në koma
25 Gusht, 18:40