TIRANE- Vetëm 7 javë nga fillimi i operimeve të fluturimeve nga Shqipëria, Kompania Blue Panorama është optimiste për rezultatet e arritura në fazën fillestare të  operimit, ku korrektesa në orar ka qenë mbi 90% dhe kapaciteti i pasagjerëve mesatarisht prej 82%. Gjatë kësaj periudhe janë transportuar më shumë se 70.000 pasagjerë nga Tirana drejt 7 destinacioneve italiane: Milano Malpensa, Bergamo Orio al Serio, Venecia, Verona, Bolonja, Piza dhe Roma Fiumicino. Kapaciteti i flotës dhe rrjeti i destinacioneve të vëna në dispozicion për pasagjerët nga Kompania Blue Panorama është më i gjerë ndër kompanitë transportuese ajrore që operojnë midis 2 shteteve.

Gjatë vitit 2014, kompania ka planifikuar të ndërmarrë një seri nismash marketing e të zgjerimit të aktivitetit në territorin e Shqipërisë, me qëllim ofrimin e aksesimin e shërbimeve të saj. Kompania “Blue Panorama” erdhi në kohë rekord në tregun ajror shqiptar për të mbuluar fluturimet e pasgjerëve te kompanisë ajrore shqiptare “Belle Air”, e cila shpalli falimentimin në një mënyrë të papritur dhe u bë qendër e debateve mediatike si edhe qeverisëse. “Blue Panorama” është një kompani italiane me një eksperincë të gjatë në tregun e aviacionit civil. Kjo kompani afron shërbim të karakterizuar nga korrektësia dhe serioziteti.


Shkrimi u publikua sot (16.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)