Një kompani ajrore kanadeze ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të tërhequr klientelën dhe njëkohësisht t’u bëjë dhuratë për Krishtlindje pasegjerëve të saj.
Gjatë katër muajve të fundit WestJet ka mbledhur të gjitha dëshirat e shprehura të klientëve të saj në një makineri të vendosur në aeroportin e Toronto dhe Hamilton dhe i ka dërguar pakot e dhuratave në aeroportin e Calgary ku do të udhëtonin pasegjerët.
Njerëz të të gjitha moshave, duke nisur nga fëmijët e vegjël e deri tek të moshuarit shprehën dëshirat e tyre për Krishtlindje, para se të hipnin në avion. Ndërkohë që një ushtri prej 150 vullnetarësh vraponin nëpër dyqanet e ndryshme për të marrë produktin e kërkuar nga pasegjerët dhe e nisnin menjëherë të paketuar me emrin e tyre, në aeroportin e Calgary.
Në momentin që avioni i pasegjerëve arrinte në aeroport, në vend të valixheve të tyre i prisnin dhuratat që i kishin kërkuar makinerisë me babagjyshin e vitit të ri në ekran.
Siç mund të shihet edhe në video njerëzit janë të habitur dhe nuk mund t’a besojnë atë që po ndodh.
Një fëmijë i vogël morri një tablet Android ndërsa një familje tjetër një televizor me ekran të madh.
Por ky ishte një moment zhgënjimi për njërin prej pasegjerëve i cili kërkoi si dhuratë disa të mbathura dhe një palë çorape.
Zëdhënësi i kompanisë ajrore WestJet, Richard Bartrem tha se kompania kishte vendosur që për fushatën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri të bënte diçka që nuk ishte bërë ndonjëherë më parë. Idea ishte t’u tregonte klientëve të saj se sa shumë kompania kujdesej për ta. Kompania gjithashtu premtoi se do të dhuronte udhëtime falas për familjet në nevojë.
/Shqiptarja.com