Kompania austriake: Jemi seriozë
xhiroja vjetore 3.5 miliardë euro
Kompania austriake “Oesterreichische Lotterien Gesellschaft m.b.H.” ka bërë publik, përmes një deklarate për shtyp, opinionin e saj se oferta e paraqitur nga ajo për llotarinë kombëtare duhet të shpallet fituese
Kompania austriake “Oesterreichische Lotterien Gesellschaft m.b.H.” ka bërë publik, përmes një deklarate për shtyp, opinionin e saj se oferta e paraqitur nga ajo për llotarinë kombëtare duhet të shpallet fituese. Ajo është një ndër pjesëmarrëset në garën e shpallur nga ministria e Financave për të fituar monopolin 10-vjeçar të llotarisë kombëtare. Këtë njoftim e kanë konfirmuar edhe autoritetet shqiptare, të cilat përmes sekretarit të përgjithshmëm të ministrisë së Financave Dorian Teliti, shpallën praninë e dy subjekteve për të fituar të drejtën e llotarisë shqiptare.
Në njoftimin e saj, kompania austriake shprehet se është “e bindur që ka paraqitur ofertën më të mirë, më solide dhe më të mirëpërgatitur për autoritetin licensues”, që do të ishte në interes të klientëve shqiptarë dhe shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Kompania thekson se gjatë vitit të kaluar ka regjistruar një xhiro në masën 3 miliardë e 471 milionë euro me veprimtarinë e saj të shtrirë në 20 vende të ndryshme, duke punësuar 5.403 punonjës. Ajo ka 25 vjet përvojë në biznesin e llotarive, ku, sipas vetëprezantimit, është shquar për forcë inovative, kapacitete optimale dhe përqendrim në pritjet dhe preferencat e klientëve të saj.
“Oesterreichische Lotterien” thekson se marrja nga ana e saj e licensës në Shqipëri do të ishte në përfitim të shoqërisë dhe shtetit shqiptar.
Ky njoftim bëhet pas vërejtjeve të kompanive nga Greqia e Turqia, të cilat akuzuan ministrinë shqiptare të Financave se kishte vendosur kushte të tilla për fituesin e garës, që të mund t’i plotësonte një kompani e paracaktuar.
(gk/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.9%
-
Jo
55.3%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 217
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Sulm me raketë ruse në rajonin Kharkiv, 13 të plagosur
25 Nëntor, 10:01
-
Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë
25 Nëntor, 09:49
-
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
25 Nëntor, 09:41
-
Dita kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave/ Ministrja Koçiu: Kemi marrë nisma ndërgjegjësuese! Sot nisim fushatën 16 ditore me OKB-në
25 Nëntor, 09:39
-
5 net 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Dukaj u fsheh te shkallët e një hoteli, refuzon të jap deklaratë në polici! Vëllai Floriani mohon të ketë lidhje me ekzekutimin
25 Nëntor, 09:17
-
Mosha e mesme në Shqipëri, më e palumtur se në vitet 2006-2010
25 Nëntor, 09:11
-
Media izraelite: Netanyahu gati të pranojë armëpushimin në Liban
25 Nëntor, 09:08
-
Nga Piemonti në Shkodër, pensionistët italianë: Hoqëm dorë nga gjithçka sepse jeta këtu kushton shumë më pak
25 Nëntor, 09:07
-
Çfarë i shkakton trurit tuaj përdorimi i telefonit në mëngjes
25 Nëntor, 09:06
-
Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën
25 Nëntor, 08:21
-
Data për zgjedhjet 2025/ Presidenti Begaj fton në presidencë përfaqësuesit e PS, PD e kreun e KQZ! Demokratët refuzojnë ftesën
25 Nëntor, 08:20
-
Lituani, avioni i mallrave DHL përplaset me ndërtesën 2 katëshe në Vilnius e shpërthen në flakë! 1 i vdekur, 2 plagosen, piloti nxirret i gjallë (VIDEO)
25 Nëntor, 08:16