Kompania austriake tërhiqet nga
Devolli, Berisha:Projekti 1 mld €

Kompania austriake tërhiqet nga <br />Devolli, Berisha:Projekti 1 mld €
TIRANE -Kompania austriake EVN tërhiqet nga investimi në Kaskadën e Devollit, i cilësuar nga kryeministri si “projekti i shekullit”, me vlerë 1 miliard euro. Kompania njofto se i ka shitur aksionet e saj prej 50 për qindësh të totalit ortakes norvegjeze në këtë ndërmarrje në Shqipëri. Pjesa e financimit që do investonte EVN në këtë vepër hidroenergjetike do ishte 475 milionë euro.

Ndërkohë, nuk janë dhënë detaje se përse EVN është tërhequr nga projekti që, sipas Berishës, do të realizohej brenda gjashtë vitesh. Por media austriake flet për vështirësi me kuadrin ligjor sa u përket investimeve.

Në njoftimin e vet, EVN vë në dukje mungesën e leverdisë si pasojë e çmimit të ulët të shitjes së energjisë, çmim i përcaktuar nga Enti Rregullator. Gjithashtu, EVN ka njoftuar se do të mbetet në Shqipëri vetëm në HEC-in e Ashtës, që ka përfunduar fazën e parë të punimeve dhe ku është përdorur një teknologji e re, e leverdishme. Ndërkohë, punimet për 10 HEC-et që parashikohet të ndërtohen mbi lumin e Devollit janë shumë të kushtueshme dhe kthimi i investimit, ose fizibiliteti, do të kërkonte një kohë shumë të gjatë për t’u realizuar.

Shitja e aksioneve duhet të miratohet nga ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si dhe nga Kuvendi i Shqipërisë, që kanë dhënë OK për këtë koncesion.

Tërheqja e austriakëve nga investimi ishte diçka fare e papritur, duke qenë se mendohej se ata ishin tërhequr në vendin tonë nga njerëz të afërt me qeveritarët e PD-së. Por, një nga arsyet mund të ketë qenë edhe sjella e shtetit shqiptar kohët e fundit ndaj investitorëve të tjerrë në energjetikë, atyre të grupit CEZ nga Republika Çeke, të cilëve iu hoq licenca, ndërkohë që u akuzuan për probleme, që në fakt zanafillën e kishin në të metat e shtetit shqiptar.

EVN është e pranishme në vendet ballkanike, konkretisht në Maqedoninë fqinje, ku siguron shpërndarjen e energjisë elektrike. Në këtë vend ka pasur probleme dypalëshe, por ato kanë gjetur zgjidhje.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi