BAKU - "Gazprombank-u" Rus, jep kredi 420 milionë dollarë për kompaninë shtetërore të naftës (SOCAR) të Azerbajxhanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të bërë nga SOCAR, mes Gazprombank dhe SOCAR është nënshkruar një marrëveshje kredie 420 milion dollarëshe për ndërtimin e fabrikës SOCAR Polymer në parkun e Industrisë Kimike Sumgajit.
Kryetar i Bordit drejtues të Gazprombank, Andrey Akimov ndodhet në Baku për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me presidentin e SOCAR, Rovnak Abdullayev, gjithashtu mësohet se kredia është me një afat 10 vjeçar dhe pa garanci të dhënë. Mësohet se banka ka hapur një limit kredie në total prej 2 miliard dollarë për SOCAR.
SOCAR Polymer do të prodhojë 200 mijë ton polipropilen dhe 120 mijë ton polietilen në vit.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com