Kompania e Francesco Becchettit
 300 mijë dollarë për Liri Berishën 

TIRANË - Kompania “Energji shpk” e Francesco Becchetit ka paguar rreth 300 mijë dollarë për fondacionin e Liri Berishës, ose 15 herë më shumë sesa shërbimet ligjore që i ka faturuar studios “Tashko Pustina”, që përgojoi familja Berisha. Në bilancin zyrtar të kompanisë Energji shpk, pronari i saj ka deklaruar se shoqëria e tij ka paguar për fondacionin e fëmijëve shqiptarë të Liri Berishës, një shumë që shkon rreth 300 mijë dollarë.
 
Bëhet fjalë për kompaninë “Enegji shpk”, e cila sipas Prokurorisë, ka pasur rreth 7 milion dollarë detyrim për të paguar tatimin mbi fitimin dhe nuk e ka bërë atë. Në bilancin përfundimtar për vitin 2013, rezulton se kjo shoqëri ka një fitim të deklaruar prej 706.177.512.00 lekë dhe në bazë të ligjit shqiptar, ajo i detyrohet shtetit të paguajë 70.617.751.20 lekë, të cilat sipas Prokurorisë nuk i ka paguar, duke devijuar të ardhurat nga kompania në një llogari tjetër, e cila penalizon dhe drejtoreshën e bankës që ka lejuar veprimin.
 
Kontributi i kësaj kompanie për fondacionin e Liri Berishës, është jo vetëm shumë i madh, por thuajse dhe i vetmi zë në “Sponsorizime dhe donacione” që ka bilanci.
 
Në zërin “Sponsorizime dhe donacione” kjo kompani ka deklaruar në zërin aktiv 23 246 129 lekë, nga të cilat nëse shikohet analiza e zërave të bilancit, 22 194 510 lekë i takojnë fonadacionit të Liri Berishës në zërin aktiv dhe, 7 430 600 lekë në zërin pasiv.
 
Shuma është e jashtëzakonshme, po të kemi parasysh se fondacioni i Liri Berishës është fondacioni i vetëm që kjo kompani ka bërë donacione, dhe këto donacione mbyllen në vitin 2013, dhe nuk vijojnë më pas.
 
Vëmendja ndaj kësaj kompanie u rrit ndërsa prokuroria e ka vënë nën akuzë për devijm të parave dhe evazion fiskal, ndërsa Berisha dhe djali i tij i dolën në mbrojtje menjëherë, duke akuzuar qeverinë se po e sulmon politikisht.
 
Faktet provojnë se Liri Berisha është përfituesja më e madhe dhe thuajse e vetmja nga donacionet e kësaj kompanie dhe kjo justifikon dhe mbrojtjen e zjarrtë të djalit dhe burrit të saj për këtë kompani.
 
Berisha deklaroi se ishte sulm politik, ndërsa Shkëlzeni, që reagoi i pari, e quajti kompaninë tërësisht të pastër, dhe nëse ka detyrime fiskale.
 
Qëndrimi i tyre ndryshoi dy ditë më vonë, kur nga brenda kompanisë, u informuan se në një prej studiove të kontraktuara prej tyre, ka punuar dhe Ajola Xoxa si asistente dhe ka nisur disa emaile në italisht.
 
Duke pare bilancin e deklaruar nga “Energji shpk” del se studioja “Tashko Pustina”, për gjithë shërbimet ndaj saj është paguar me 2 439 480 lekë, ose 100 herë më pak se Liri Berisha, e cila nuk i shet shërbime, por piktura. Në këtë studio ka punuar asistente dhe Ajola Xoxa, e cila është përfshirë në postimin e korrespodencës për një çështje gjyqësore mes Energji dhe Air One, shpenzimet e së cilës në gjykatë kanë qenë 1.472 100 lekë.
 
Kaq mjaftoi që Berisha të ndryshonte tërësisht qëndrim, edhe pse kompania që i ka borxh shtetit shqiptar, i ka dhënë gruas së tij mbi 300 mijë dollarë në formë sponsorizimi, ose donacione.
 
Nuk është e specifikuar si e ka paguar, por mendohet se një pjesë ka shkuar në blerje pikturash në ballot luksoze të Liri Berishës dhe ndoshta një pjesë në pagesa direkt në para.
 
Sponsor i Liri Berishës edhe kompania BEG, po e Becchetit 
Në faqen zyrtare të fondacionit të Liri Berishës është dhe sponsori zyrtar i saj, kompania BEG e Francesco Becchetit.
 
Kompania BEG ka qenë kompania fillestare e tij që nga 1997 deri në 2007. BEG mori liçensën e hidrocentralit, pa filluar për asnjë moment punimet.
 
Në vitin 2007 me ndërmjetesimin e Zana Guxhollit, këshilltares së Berishës, BEG u lidh me “Deutsche Bank AG”.
 
Në vitin 2007 BEG krijon “Hydro” S.r.l në Itali me kapital themeltar 17,850,000 euro, mbi të gjitha TË PAGUAR NË NATYRË në masën 16,500,000 euro, dhe të përbërë nga kontrata e koncensionit për Kalivaçin, disa studime të ndryshme për Kalivaçin.
 
Po në 2007 BEG krijon “Kalivaç Green Energy” sh.p.k në Shqipëri me NIPT K72326018B, me kapital themeltar 500,000 lekë dhe i kalon kësaj koncensionin, pa asnjë miratim dhe në kundërshtim me kushtet e vendosura nga shteti shqiptar.
 
Pak ditë më vonë “Kalivaç Green Energy” sh.p.k i shitet 100% “Hydro” S.r. dhe kjo e fundit bëhet gati kështu për të futur në lojë “Deutsche Bank” .
 
Pak muaj më vonë “Deutsche Bank” blen 45% të 500,000 lekëve për më shumë se 8 milionë euro dhe merr përsipër detyrimin për të financuar në vazhdimësi punimet në Kalivaç.
 
Deri në 2009 BEG financon punimet në Kalivaç duke paguar nënkontraktorët si “Salillari” sh.p.k, “Arti” sh.p.k, “C.A.E” sh.p.k dhe të tjerë me milionat e paguara nga “Deutsche Bank”.
 
Pagesat u ndërprenë kur “Deutsche Bank” ndërpreu financimin, u tërhoq nga Hydro dhe nisi procedurat ligjore kundër BEG.
 
Në fundit të vitit 2009 nga punimet u tërhoq edhe kallëzuesi “C.A.E” sh.p.k, pasi punimet e papaguara arritën në vlerën mbi 2 milion euro, shumë kjo e dokumentuar.
 
Mbulesa politike e Becchetit u bënë pjesëmarrjet në mbrëmjet gala të Liri Berishës, ku shiteshin piktura nga 100 deri në 200 mijë euro.
 
Në mbrëmjen e fundit gala të Berishës ai bleu 150 mijë euro piktura, sipas shtypit.
 
Skandali është se Liri Berisha është paguar jo direkt nga BEG, por nga Energji shpk, shoqëria që akuzohet nga Prokuroria se ka shmangur 7 milion euro tatim mbi fitimin. Pagesa për Liri Berishën i ka krijuar qetësinë e duhur deri në vitin 2013.

tema berisha

/Marrë nga Tema/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq