TIRANË - Aq thellë kishte hyrë në marrëdhënie me organe drejtuese në vendin tonë mashtruesi amerikan Cary Lee Peterson saqë ai ka arritur të firmosë një kontratë bashkëpunimi me Bashkinë e Fierit. Ky memorandum bashkëpunimi siç quhet është botuar në faqen zyrtare të Bashkisë Fier. Kontrata është firmosur më 25 dhjetor 2013 nga kryetari i atëhershëm i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj.
Memorandumi
Ish-kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo, një mik i Kokëdhimës, e shpalli publikisht memorandumin e bashkëpunimit, por në njoftimet mediatike ndërkombëtare rezulton se ky memorandum i lidhur me Bashkinë e Fierit ishte shitur si një marrëveshje bashkëpunimi me qeverinë shqiptare. Edhe agjencia Reuters e kishte shpallur në faqen e lajmeve-marketing nënshkrimin e këtij memorandumi.
/Shqiptarja.com