Kompania 'Eral Construction' e mohoi, gruaja e 34-vjeçarit shurdh-memec që vdiq në punë: Maksim Debrova punonte atje në të zezë, ja kanë marrë celularin, kishte video pak para aksidentit! Nëna: Dua drejtësi (VIDEO)

ELBASAN- Gjykata e Kurbinit, liroi inxhinierin e kompanisë “Eral Construction” ku vdiq Maksim Debrova, me argumentin se ai nuk kishte asnjë lidhje sepse 34-vjeçari nuk punonte aty, por kjo i ka vrarë për së dyti familjarët. Report Tv me gazetarin Ronaldo Gjoshi ka shkuar në banesën e familjes Debrova në Elbasan, ku gruaja dhe nëna e të riut që ndërroi jetë në 25 maj, tregojnë një tjetër version të historisë teksa akuzojnë kompaninë, që ishte kontraktuar për pallatet e rindërtimit në Milot, se po tenton që të fshehë të vërtetën.

Gruaja Ergeta ka rrëfyer ekskluzivisht për Report Tv se bashkëshorti i saj ishte invalid, që nuk fliste dhe dëgjonte dhe punonte në ndërtim në të zezë te Eral Construction. Dyshimet se ngjarja po fshihet shtohen edhe më shumë prej faktit se kompania, i ka kthyer pas sendet personale të viktimës, por jo celularin. Ajo shprehet se pak para se të ndodhte aksidenti, 34-vjeçari i kishte dërguar një video të motrës me të cilën kishte një lidhje të ngushtë, ku i tregonte se ishte në punë. Për motrën, Ergeta thotë se nuk e di nëse e ka video, por është e bindur që ka qenë të celulari i bashkëshortit, madje jo vetëm kaq, por edhe bisedat që ka bërë me përgjegjësin e kompanisë, i cili vinte e merrte dhe e sillte në shtëpi sa herë që e kishin punë.

"Më thonë që nuk ka qenë në punë, por ai ka qenë, ikte në orën 06:00 të mëngjesit, vinte në 6 të darkës, e merrnin me makinë dhe e sillnin me makinë. Unë dua drejtësi, dua diçka, fëmijën e kam gjysmë njeriu, është 10-vjeç me pampers. Dua diçka që të ushqejë këto fëmijë, kompania të përgjigjet, unë kam 3 fëmijë, burri ishte invalid, nuk ikte vetë, nuk vinte vetë, ai nuk fliste dhe nuk dëgjonte, për shembull nuk i kuptonte, "ik këtu, ik atje", shkonte ku ta merrnin. E merrte ai person në telefon i thoshte "nesër ke punë, këtë javë nuk kemi", paguhej 20 mijë lekë se nuk na dilnin me 100 lekë që merr fëmija. Dua drejtësi, të dal e vërteta, të mos e mohojnë që nuk ka qenë më punë. Në vendin ku ndodhi ngjarja ka qenë motra, portofolin e sollën sot në mëngjes, pyeta ku e ka celularin, thanë "celularin nuk e dimë", si ka mundësi që nuk gjendej, ku e ka telefonin? Aksidenti si më kanë thënë ka ndodhur nga ora 2. Ai nuk ikte të gjente punë vetë, nuk komunikonte, ai ka qenë në punë atë ditë. Kjo është e vërteta. Ka qenë në punë atë dite, i ka dërguar edhe video motrës që po punonte dhe pastaj ndodhi ngjarja, ai ka rënë nga kati i pestë. Se di a e ka videon motra, po te celulari i burrit është. Ai punonte në të zezë, ka qenë në punë, personi që ikte e merrte në telefon. Ai tha "nuk ka qenë në kat të pestë", më tha se nuk e dinte ku e kishte telefonin. E fshehin se ka fakte që ka qenë në punë, po punonte për bukën e gojës", tha gruaja, Ergeta.

Ajo së bashku me nënën e 34-vjeçarit, Bukurien, kërkojnë drejtësi, të mësojnë të vërtetën se si ka ndodhur ngjarja dhe që kompania të mbajë përgjegjësi, për 3 fëmijët që la pas Debrova, një prej të cilave është e sëmurë.

"Erdhën dy cuna, më thanë është vrarë Maksi , i thashë ka vdekur? Më thanë është gjallë më duket, e sollën të nesërmen, m'u fut në derë fëmija, si m'u vra? Ishte invalid, ka tre fëmijë, kishte gati një vit që punonte, dua të di si u vra, si ra, pse nuk tregojnë të drejtën, sa herë kishin nevojë e merrnin në punë, për 20 mijë lekë të qelbëta, dua ta di pse u vra, kush ma vrau, na thonë "jo s'punoi aty, jo këtu". Unë dua të drejtën, iu bë koka copash fëmijës, nuk ka qenë i siguruar, punonte në të zezë, nëna do drejtësi, atë vinin e merrnin te shpia, më iku i sakatuar djali, u fshehën të gjithë. Kolegët i thanë që ra nga kati i pestë, u thashë dua telefonin, i dërgonte foto motrës se kishte lidhje shumë të ngushtë me motrën", tha nëna.

Gjykata e Kurbinit, e liroi inxhinierin e kompanisë “Eral Construction”, Mondi Turhani, cili tha se i ndjeri nuk kishte asnjë lidhje me kompaninë. Avokati Edmond Buna pretendoi se 34-vjeçari nga Elbasani nuk është punonjës i regjistruar pranë kompanisë, prandaj nga sa mësohet familjarët do të shkojnë nesër pranë prokurorisë së Kurbinit, për të kërkuar drejtësi për familjarin e tyre.

Kjo ngjarje e rëndë nuk është e para ku është përfshirë kompania 'Eral Construction'. Në qershorin e vitit të kaluar kompania e ndërtimit “ERAL CONSTRUCTION" po ndërtonte rrugën e re Lekdushk-Bënçë teksa hapi një gurore pa pasur leje mjedisore. Banorët e zonës u ngritën në protestë, ndërsa u kërkua edhe ndërhyrja e kryebashkiakut. Zëri i banorëve gjeti edhe mbështetjen e përfaqësuesve të mjedisit, por përplasjes nuk i shpëtoi as aktivisti Auron Tare, i cili u dhunua teksa kishte dalë krah protestuesve të Bënçës. 

Pallati ku humbi jetën 34-vjeçari

 

(Kliko ketu për ekstraktin e nxjerrë nga QKB për kompaninë Eral Construction)

 

Viktima Maksim Debrova

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:12
Kompania e përfshirë në vdekjen e 34-vjeçarit në Milot, hapi gurore në Bënçë pa leje mjedisore vitin e kaluar! Dhunuan aktivistin Auron Tare

1653830138_Screenshot5.jpg

Vdekja e 34-vjeçarit Maksim Debrova në pallatet që po rikonstruktohen pasi u dëmtuan nga tërmeti në Milot nuk është ngjarja e parë ky është përfshirë kompania 'Eral Construction'.

Në qershorin e vitit të kaluar kompania e ndërtimit “ERAL CONSTRUCTION" po ndërtonte rrugën e re Lekdushk-Bënçë teksa hapi një gurore pa pasur leje mjedisore. Banorët e zonës u ngritën në protestë, ndërsa u kërkua edhe ndërhyrja e kryebashkiakut.

Kompania kishte marrë me qira territorin nga Bashkia e Tepelenës për kantier, por nuk dispononte leje nga Agjencia e Mjedisit për të ngritur dy impiante për franksionimin e gurit gëlqeror dhe për prodhimin e asfalt-betonit. Pikërisht kundër kësaj guroreje protestuan banorët e fshatit Bënçë të cilët thanë se kompania e ndërtimit po dëmton natyrën, duke shkaktuar ndotje të ajrit dhe erozion të tokës. Zëri i banorëve gjeti edhe mbështetjen e përfaqësuesve të mjedisit, por përplasjes nuk i shpëtoi as aktivisti Auron Tare, i cili u dhunua teksa kishte dalë krah protestuesve të Bënçës. Në një komunikim të shkurtër me të, Report Tv mësoi se pas marrjes së ndihmës mjekësore, Tare është drejtuar në komisariat për të bërë deonconcim.

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Parruca: 29/05/2022 14:32

    Dhe Kryetimonieri habitet pse emigrojne masivisht shqiptaret. Sepse edhe ata qe duan te qendrojne ne Shqiperi punojne si skllever. Sepse kane nje kryeminister qe deklaron gjithe krenari poshte e larte qe ne Shqiperi nuk ka sindikata, nderkohe qe duhet te vinte duart ne koke nga ky fakt. Diten qe ne Shqiperi inspektoriati i punes do beje punen e tij, tregu i punes do rregullohet, keta « pronaret » qe ju duket vetja si skllavopronare do i paguajne njerezit sipas asaj qe meritojne, do respektojne rregullat e sigurimit teknik, dhe do i deklarojne punonjesit. Deri atehere njerezit do ikin nga syte kembet.

    Përgjigju
  • Tani: 29/05/2022 14:19

    O njerez, e di qe jeni hallexhinj por refuzoni te punoni te pasiguruar per skllavopronaret shqiptare. Shtet legen, ku edhe firmat private te pusht- tetareve nuk zbatojne rregullat minimale te sigurimit teknik. Nese nuk arrijne te fitojne ne menyre ligjore, familjaret duhet te marrin gjak vete sipas kanunit.

    Përgjigju
  • Agjenti: 29/05/2022 13:46

    0 siguri teknike ne pune se pronaret gjakpires sduan te shtojne shpenzimet. Te familja e vuajtshin ishalla

    Përgjigju
    • @Agjenti: 29/05/2022 14:39

      Nuk e gjen gje rracen e keqe, te gjithe keta leket i kane bere me gjakun e te tjereve.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë