Kompania italiane ENEL në
negociata për aksionet e TAP

Kompania italiane ENEL në<br />negociata për aksionet e TAP
TIRANE - Kompania italiane ENEL po vijon negociatat për t’u përfshirë në rrëdhët e aksionerëve të projektit TransAdriatic Pipeline (TAP). Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Reuters. Në tetor 2012, drejtori ekzekutiv i ENEL-it Fulvio Conti bëri të ditur se kompania është e gatshme të blejë aksione të gazsjellësit që do të furnizojë Evropën me gaz nga Azerbajxhani.

Sipas burimeve të Reuters-it, ende nuk dihet sasia e aksioneve që synon të blejë kompania ENEL, por përflitet se italianët kërkojnë një paketë me rreth 10-20%. Drejtori i TAP-it për çështjet e jashtme Michael Hoffman nuk ka pranuar të bëjë komente lidhur me këtë çështje, por ka thënë se kompania mbetet e hapur për aksionerë të rinj.

Kohët e fundit Italia, Shqipëria dhe Greqia kanë miratuar marrëveshjen, duke dhënë ligjërisht lejen për kalimin e tubacionit në territoret e vendeve përkatëse. Gazsjellësi TAP do ketë një gjatësi prej 800 kilometrash, ndër të cilat, 478 kilometra do të kalojnë në Greqi, 204 kilometra në Shqipëri, 105 kilometra në detin Adriatik dhe 5 kilometra në Itali.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tensione tek bashkia, përplasje me policinë, autobotet hedhin ujë

Tensione tek bashkia, përplasje me policinë, autobotet hedhin ujë