Vetë kompania ka konfirmuar këtë lajm, duke njoftuar të gjithë klientët se mund të përdorin biletat e blera për të fluturuar me kompaninë italiane “Blue Panorama”.
Në këtë puirudhe “Belle air” njofton se do të punojë për të riorganizuar kompaninë, ndërsa fton investitorët shqiptarë e të huaj të marrin pjesë për ripërtëritjen e saj.
Para disa javësh tatimet kanë kërkuar nga “Belle Air”, që të pagujaë taksat e papaguara prej 7 milionë euro.
NDIQNI MË POSHTË KOMUNIKIMIN E PLOTË ZYRTAR NGA “BELLE AIR”:
Të nderuar Pasagjerë e Miq të Medias,
Pas tetë vjet operimesh të susksesshme nga Shqipëria drejt destinacioneve Evropiane dhe anasjelltas, kompania Belle Air është detyruar të pezullojë përkohësisht fluturimet e saj.
Të ndodhur përballë një situate tejet të vështirë e kemi të pamundur për të vazhduar fluturimet. Arsyet që na çuan në këtë pezullimim janë situata e përgjithshme ekonomike, rënia e fuqisë blerëse, reçesioni në tregjet kryesore ku operojmë, si edhe bllokimi prej më se 18 ditësh i të gjitha llogarive bankare të kompanisë Belle Air.
Belle Air Ristrukturohet: Gjatë kësaj periudhe kompania Belle Air do të rinisë një proçes ristrukturimi për t’u rikthyer së shpejti me shërbime dhe çmime më të lira në tregun shqiptar. Në këtë proçes Kompania Belle Air fton të gjithë investitorët shqiptarë e të huaj të marrin pjesë për ripërtëritjen e kësaj historie suksesi të biznesit shqiptar.
Mbrojtja e pasagjerëve dhe rimbursimi i biletave
Me ndihmën e kompanisë ajrore italiane Blue Panorama, u ofrojmë mundësinë e mbrojtjes nëpërmjet blerjes së biletës me një çmim tarife mbrojtje të gjithë pasagjerëve me bileta Belle Air, duke filluar nga 25.11.2013 nën markën Low Cost Blu Express të kompanisë Blue Panorama Airlines nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, ofertë që varet nga sasia e vendeve të mbetura në shitje dhe destinacioni i përzgjedhur. Për të vazhduar procedurat Ju lutemi telefononi në +355 42 390 111.
Të gjithë pasagjerët qe kanë prerë bileta nëpermjet kartës së kreditit dhe që kërkojnë rimbursimin e biletave, duhet të kontaktojnë me bankat që kanë lëshuar këto karta krediti dhe të paraqesin kërkesën së bashku me referencat e biletës.
Per të vazhduar proçedura të tjera rimbursimesh Ju lutem kontaktoni në 355 42 390 390.
Të gjithë klientët Belle Air dhe kushdo që dëshiron të blejë një biletë nga Tirana drejt Bergamos (Orio Al Serio), Bolonjës, Milano Malpensa, Romë Fiumicino, Pizës, Venecias dhe Veronës dhe anasjelltas, mund të telefonojnë në qendrën e kontaktit Blue Express të Blue Panoroma Airlines +39 06 959 86666 ose të vizitojnë faqet web: www.blu-express.com, www.blue-panorama.com.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)