Kompania 'Ryanair' do të operojë në aeroportin ‘Nënë Tereza’, Rama: Vulë që i vihet një vendi i cili kthehet në destinacion global

Ditën e sotme u inaugurua kati i dytë i aeroportit të Rinasit ku do të operojë kompania ajrore e njohur 'Ryanair'. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se deri para pak vitesh dukej e pamundur që në Shqipëri të operonte një kompani e tillë e njohur botërisht. Ndërsa tha se shkak për këtë është fakti se Shqipëria tashmë ka një vulë të rëndësishme drejt arritjes së këtij qëllimi.

“Dikush vite më parë më tha se Ryanair nuk është kompani fluturimi por vula që i vihet një vendi kur kthehet në destinacion global. Fakti që Reyanier iu shmanget do të thotë se nuk keni arritur në atë nivel. Ardhja e Ryanair me 18 destninacione nga Tirana nëpër Europë tregon se kemi marrë një vulë të rëndësishme që vjen nga një përpjekje e gjatë për të ndryshuar katërcipërisht jo vetëm imazhin e Shqipërisë por për shumë gjëra që lidhen me krijimin e këtij imazhi”- u shpreh Rama.

Ai shtoi se Aeroporti i Tiranës ka zënë vendin e parë ndër aeroportet e Evropës që ka tejkaluar 10% të rikuperimit duke shënuar mbi 5.2 milionë pasagjerë gjatë vitit të kaluar.

“Jam i bindur se shpejt do lindë nevoja për të tjera hapësira, plus zgjidhja e problemit kronik të parkimeve është në punim. Aeroporti i Tiranës sipas të dhënave të aviacionit europian është i vetmi në Europë që ka tejkaluar 100% e rikuperimit pas pandemisë. Shifra e vitit të shkuar ishte 123% plus pas pandemisë. I dyti ishte ai i Stambollit dhe më pas vinin të tjerët. Në këtë aeroport janë përpunuar 5.2 milionë pasagjerë. Ambicia e kompanisë është për të prekur shifrën e 7 milionëve. Objektivi i vitit 2027 u arrit vjet. Jam i bindur se objektivi për 10 milionë turistë do të jetë për një kohë shumë të shkurtër”- tha kryeministri.

Duke përmendur koncesionin e dhënë shumë vite më parë për aeroportin e Tiranës, që e kthente në aeroportin më të shtrenjtë të Europës, Rama theksoi tha se tashmë situata është krejt ndryshe dhe se vendi është çliruar nga koncesioni që vendoste shtetin nën kushte të vështira.  

“Aeroporti i Tiranës është një kompani suksesi. Pas vitesh të tëra nën thundrën e një koncesioni të tmerrshëm të bërë për kushtet në të cilat e vinte shtetin dhe pasagjerët. Për shkak të atij koncesioni ishim aeroporti më i shtrenjtë i Europës. Sot kjo situatë është përmbysur katërcipërisht, por jo vetëm sepse ne kemi bërë çlirimin e aeroportit nga thundra e atij koncesioni por se kompania shqiptare që u paragjykua sot faktet flasin se jemi në kushtet e një historie krejt tjetër”-nënvizoi ai.

Kompania Ryanair i bashkohet flotës që operon në aeroportin e Rinasit me 18 destinacione, nga të cilat 9 prej tyre janë të reja për Shqipërinë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doci: 09/06/2023 14:20

    Je tu ba Si Enveri Vetem duke u lavdruar Do jeshe ma i sincerte ne çoftese na tregon shifrat e Shqiptareve qe largohen nga Shqiperia çdo dite nga mireqeverisja jote.

    Përgjigju
  • Qipi Dhasi: 09/06/2023 11:19

    Bravo gjigand

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 09/06/2023 07:41

    E dini kush eshte sllogani i Tom Doshit si socialdemokrat? Misioni vazhdon !

    Përgjigju
  • Iris: 09/06/2023 00:26

    Po nuk kishit dicka me te vertete shqiptare te zbukuronit aeroportin,po gjetet motivet e qilimave orientale?! Aeroporti ka strukturim modern dhe imitacioni i motiveve te qilimave,nuk eshte inspirim nga kultura popullore shqiptare,perkundrazi,nuk eshte ne harmoni me arkitekturen e aeroportit dhe duket sikur je ne nje ekspozite qilimash orientale ne Turqi,ose diku tjeter ne L.e Mesme.Punime druri qe dikur zbukuronin shtepite e shqiptareve,ose dhe foto nga vendet me piktoreske te Shqiperise dhe qe jane ne harmoni me ndertesen,do te ishin me te pershtatshme, se sa qilimat /fluturues/mbi koke dhe dekoracionet e denja per tenda beduinesh te Saharase qe zbukurojne muret e shtyllat.

    Përgjigju
  • Beni: 08/06/2023 21:43

    Tani ja hodhem

    Përgjigju
  • Gjergj: 08/06/2023 20:32

    Ik ore bojaxhi se le nam, me kèto "festime" dhe "prerje shiritash" kot. Pasagjerèt shqiptarè,destinacionet shqiptare, janè mè tè prekurat nga RRUMPALLA e kompanive si psh WIZZAIR. Edhe ata, i festove dhe i bère si Lufthansa. Tè mè ndjesh o njish,,,por janè MUT. Dhe Dakot e tu,,,bashkè me ta.!!!

    Përgjigju
  • Tino: 08/06/2023 19:56

    Mesefundi do shkojn me avion shqiptaret per angli dhe irlande, sdo i hypin me gomoneve. Gjetje e zgjuar e ryan air mqs gjysma e rinise dejlaron qe do te emigroje atjea

    Përgjigju
    • Evi: 08/06/2023 20:05

      Motoja është - Drejt destinacioneve globale rini

  • Halit: 08/06/2023 19:55

    Vete ti je lider global edhe na bere destinacion global plus qe vete je bere shefi xhepistave global

    Përgjigju
  • 16 orë punë në ditë: 08/06/2023 19:31

    Mëse e vërtetë jemi kthyer në qendrën e globit. Jemi qendra e universit, madje dhe sistemet diellore me yjet rretullohen reth nesh. Na bën krenarë.

    Përgjigju
    • Tamam: 08/06/2023 19:56

      Edhe qendra boterore e kioskave dhe kafeneve ne sheshin e aeroportit

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja