Kompania ajrore e fluturimeve ‘Wizz Air’ ka braktisur qytetarët shqiptarë në Francë duke i lënë në mes të udhëtimit. Avioni i cili ishte nisur nga Kanadaja, me linjë tranzit për në Paris e më pas do të mbërrinte në Tiranë, ka lënë qytetarët shqiptarë në kryeqytetin francez pa asnjë zgjidhje.

Në denoncimin e mbërritur në Report Tv nga një pasagjer, ai pohoi se është detyruar që të blejë sërish biletë me një çmim 180 dollarë për t’u kthyer në Shqipëri, kjo pasi shteti francez nuk i pranon rimbursimin e biletës. 

Kjo nuk është hera e parë që kompania e fluturimeve 'Wizz Air', braktis udhëtarët shqiptar në mes të rrugës, duke mos u dhënë asnjë sqarim.