Kompanitë e huaja 260 mln euro
fitim, shumica transferohen jashtë
Pavarësisht nga kriza, është rritur me 32 për qind fitimi i kompanive të huaja, që operojnë në vendin tonë, kryesisht ato që kanë licensa për veprimtari në fushën e telefonisë celulare dhe të sektorit bankar të nivelit të dytë.
TIRANE - Fitimet e deklaruara nga 20 kompanitë më të mëdha të huaja që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri rezultuan 260 milionë euro në vitin 2012, sipas të dhënave zyrtare dhe përfundimtare nga Tatimet. Këto fitime deklarohen çdo vit me detyrim, sipas ligjit për procedurat tatimore, deri në fund të muajit mars dhe, në bazë të këtyre deklarimeve, kompanitë paguajnë edhe tatimfitimin, në shkallën 10 për qind, sipas taksës së sheshtë në fuqi.
Në përputhje me këto deklarime për vitin e kaluar, del se, pavarësisht faktit që ekonomia shqiptare shënoi ritmet më të ulëta të rritjes në dekadën e fundit, prej vetëm 1.6 përqindësh, pjesa më e madhe e kompanive të mëdha të huaja kanë arritur që të shtojnë ndjeshëm fitimet, gjë që po ndodh pa ndalur gjithë këto vite të pranisë së tyre në ekonominë e vendit.
Sipas të dhënave të depozituara pranë administratës tatimore nga ana e subjekteve në fjalë, që operojnë në vendin tonë, fitimet e deklaruara të 20 kompanive më të mëdha të huaja në Shqipëri rezultojnë të jenë rritur me 32 për qind në vitin 2012, në krahasim me një vit më parë (nga 27 miliardë lekë të reja të deklaruara në 2011-n, në 35 miliardë lekë në 2012-n).
Fitimet e këtyre kompanive janë të barabarta me gati 40 për qind të të gjitha fitimeve të deklaruara nga 800 bizneset më të mëdha në vend.
Një pjesë e konsiderueshme e këtyre fitimeve transferohen jashtë vendit. Në fakt, tremujori i dytë i vitit shënoi një nënçmim të ndjeshëm të lekut, me euron që iu afrua niveleve të saj më të larta të gati dy viteve, pranë 142 lekëve për një euro, si rrjedhojë e kërkesës së lartë për valutë, nga bankat, që blinin për llogari të klientëve të tyre.
Kompanitë me fitimin më të lartë në vlerë absolute mbeten dy operatorët kryesorë celularë, AMC dhe Vodafone, të ndjekura nga bankat, si Raiffeisen, Banka Kombëtare Tregtare apo Intesa Sanpaolo.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.06.2013
Redakisa Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.5%
-
PD
13.8%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 886
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39