Kompanitë e propagandës
u komanduan nga zyrat e PD

Kompanitë e propagandës<br />u komanduan nga zyrat e PD
TIRANE- “Ministry of Communication” dhe “Media Print” janë dy kompani të njëjtit pronar, e cila është në fakt zyra e shtypit e PD. Socialistët, ende në opozitë, deklaruan se pronari kryesor i këtyre dy kompanive ishte dizajneri i fushatave të PD-së dhe ortak pa letra i Flamur Nokës në këtë veprimtari, Elvis Themeli. Kjo kompani ka fituar deri në fund të mandatit të Berishës miliona dollarë me organizime eventesh për PD, që iu faturoheshin ministrive.

Kështu ajo ka marrë rreth 500 mijë dollarë për organizmin e mitingut të 1 Majit kur u shfaq Çiljeta apo mitingun e shkurtit 2011. Shpenzimet për këto evente në vend të Partisë Demokratike i ka paguar Ministria e Integrimit, ajo e Kulturës apo ministria e Punës, si dhe Këshilli i Ministrave, edhe pse ato ishin festa të PD-së. Megjithësë KLSH kërkoi dëmshpërblim për shtetin shqiptar nga ajo, ministria e Integrimit i dha 170.000 dollarë fonde për realizime dhe transmetime spotesh. Pra nga njëra anë dënohej nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, madje çhej edhe në organin e Akuzës, ndërsa nga ana tjetër qeveria vazhdoi ta ushqejë atë me fonde.

Shkrimi u publikua sot (08.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë