Kompanitë e ndërtimit, nga 1998
mbi 1 mln USD borxhe ndaj CEZ
Janë rreth 550 kompani ndërtimi që i kanë rreth 1 milionë dollarë borxhe të papaguara energjie KESH-it dhe CEZ-it. Kreu i Shoqatës së Ndërtuesve, Avenir Kika, tha se borxhet e kompanive vijojnë nga 2-10 milionë lekë.
TIRANË - Janë rreth 550 kompani ndërtimi në të gjithë vendin që i kanë rreth 1 milionë dollarë borxhe të papaguara energjie KESH-it dhe CEZ-it. Sipas kreut të Shoqatës së Ndërtuesve, Avenir Kika, borxhet e kompanive vijojnë nga 2-10 milionë lekë dhe janë mbi 50 mijë individë që kanë blerë prona të patundshme.
Por sipas tij, kontratat e enegjisë i kanë ende në emër të kompanive prej nga ku kanë bërë blerjet. Ndërtuesit e konsiderojnë si të padrejtë këtë borxh që u është faturuar atyre nga CEZ-i, duke kërkuar që sanksionet të zbatohen mbi bazën e pronësisë.
“Pronësia e apartamentit i ka kaluar këtij 10 % vetëm kontrata e elektrikut është në emrin tonë. Mbi 50 mijë persona në Shqipëri kanë një kontratë. Janë 550 kompani, që minimumi 2 milionë lekë kanë borxhe ndaj CEZ, nga këta persona dhe maksimumi 10 milionë lekë”, tha në komision Avenir Kika, Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve.
I thirrur në një seancë dëgjimore në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Kika tha se shumica e borxheve ndaj KESH dhe CEZ e kanë origjinë nga viti 1998.
“Nuk ka kompani ndërtimi e cila nuk është borxhlie ndaj CEZ duke paguar 100 % detyrimet e saj. Këto ngelin pasi klientë të saj, 10 % prej tyre nuk kanë bërë ndryshimin e emrit nga kompania tek emri privat dhe i kanë lënë në emër të komanive”, theksoi Kika. Sipas tij, KESH dhe CEZ janë më të pasurit në Shqipëri për imobiliare pasi çdo si[ërfaqe e kabinave elektrike u është falur që nga viti 1993 e deri më sot”, deklaroi kreu i shoqatës, Averi Kika.
Ndërkohë, në një reagim pas deklaratave në Komisionin parlamentar, kompania "CEZ Shpërndarje" ka sqaruar opinionin se janë ndërtuesit ata që së bashku me pronarët e apartamenteve aplikojnë për ndryshimin e emrave në kontrata, nga firma e ndërtimit në atë të pronarit të banesës. Kompania nuk mund të ndërhyjë në asnjë rast pa aplikimin e ndërtuesit që ka kontratën e objektit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2904
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18