TIRANË - Përfaqësues të kompanisë shqiptare Eagle Power - Mirakatec, ndodhen për një vizitë në Kroaci, gjatë së cilës u takuan me Presidentin e kompanisë kroate Metal Product për të diskutuar mundësinë e projekteve të përbashkëta në fushën e energjisë.
Në takim merrte pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Zagreb, Ilir Melo. Ambasada e Shqipërisë në Zagreb ka përcaktuar diplomacinë ekonomike si prioritet për vitin 2015.
Kjo vizitë, e asistuar nga Cro-Team, realizohet në kuadër të rritjes së bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Kroacisë dhe eksplorimit të fushave me interes të përbashkët./ATSH/