Kompekaj me petë

Përbërësit:

  • 10 vezë
  • 10 lugë gjelle miell
  • 10 lugë gjelle sheqer
  • ½ lugë kafeje sodë buke
  • 2 lugë gjelle kakao
  • 150 gr arra të grira
  • 5 petë të holla

Për sherbetin:

  • 4 gota sheqer
  • 4 gota ujë
  • Lëkurë portokalli ose limoni

Përgatitja:

Fillimisht përgatisni sherbetin, në një tenxhere vendosni ujin dhe sheqerin, lërini të ziejnë për rreth 10 minuta, derisa shurupi të marrë trashësi të lehtë. Nëse dëshironi aromë, shtoni lëkurë portokalli ose limoni. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet plotësisht. Merrni 5 petë dhe palosini nga dy (dyfish), pasi do të përdoren vetëm për të mbuluar gjysmën e tavës. Vendosini mënjanë. Përgatisni masën e ëmbëlsirës: rrihni vezët me sheqerin derisa masa të bëhet e hapur dhe kremoze, shtoni miellin e përzier me sodën e bukës dhe kakaon, duke e trazuar butë me spatulë ose tel. Në fund shtoni arrat e grira dhe përziejini lehtë që të shpërndahen njëtrajtshëm. Lyeni tavën me pak gjalpë ose vaj, vendosni petët e palosura në gjysmën e tavës dhe mbi to hidhni masën e përgatitur. Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 35–40 minuta, derisa sipërfaqja të jetë pjekur dhe të marrë ngjyrë të artë. Sapo ëmbëlsira të dalë nga furra (e nxehtë), hidhni shurupin e ftohtë ngadalë mbi të. Lëreni të pushojë derisa ta thithë plotësisht shurupin.