Ditën e nesërme, në Këshillin Bashkiak të Tiranës, me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, pritet të jepet pëlqimi për projektvendimin e Qeverisë për kompensimin e linjave të transportit qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas, si pjesë e paketës ‘Anti-Krizë’, pas rritjes së çmimit të naftës si pasojë e luftës në Iran.
Projektvendimi i Qeverisë synon kompensimin e shoqërive të transportit për linjat qytetëse, rrethqytetëse dhe ndërqytetëse në masën 50 lekë për litër karburanti, për një periudhë tre mujore, mars, prill, maj 2026.
Kompensimi do të bëhet për shumën e konsumit të karburantit për periudhën mars, prill, maj 2026, por jo më shumë se sasia e konsumuar për të njëjtën periudhë të vitit 2025, për secilën nga shoqëritë. Pas dhënies së pëlqimit në Këshillin bashkiak të Tiranës, vendimi do të kalojë në qeveri, ku do të marrë 'vulën' përfundimtare.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente











