Qeveria shqiptare krijoi në mbledhjen e saj të fundit fondin në dispozicion të AKKP prej mbi 23 hektarësh që do të përdoren për kompensimin fizik për pronarët. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave është vendosur për kalimin në fondin e kompensimit fizik, në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të pronave, të sipërfaqes së tokës bujqësore prej 23 368.8 hektarë, në pronësi shtetërore dhënë në përdorim njësive të qeverisjes vendore kohë më parë dhe që tashmë ka ardhur koha që të kalojnë në dorë të pronarëve si një fond toke për kompensimin e tyre.
/Shqiptarja.com





